E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per te henen e bardhe dhe per te marten e zeze

Ministrat e Brendshem te vendeve te BE-se do te vendosin neser daten e heqjes se regjimit te vizave me Shqiperine dhe Bosnjen. Sipas njoftimeve qe jane dhene gjate muajve shtator-tetor nuk priten me surpriza. Qytetaret e Republikes se Shqiperise dhe ato te Bosnjes do te mund te udhetojne pa viza brenda ketij viti ne hapesiren Shengen. Pas kesaj ne harten ballkanike te levizjes se lire do te mbetet vetem nje njolle e vogel Kosova. Por edhe Kosova do te bashkohet shume shpejt me shoqet.


Vendimi per Shqiperine dhe Bosnjen merret ne nje kohe kur jane shtuar e ngritur zerat kunder azilkerkuesve dhe punekerkuesve nga vendet qe tashme e ushtrojne levizjen e lire. Shqiperia e kishte ne disfavor kete situate por Europa nuk mund te ndryshonte rregullat apo te shtonte te reja rruges. Ne keto kushte Europa e ka pare te udhes te investohet ne nje forme tjeter per te frenuar dyndjen eventuale te shqiptareve. Ajo i ka kerkuar qeverise sone te ndermarre nje fushate te mirefillte sqaruese me qytetaret per rregullat dhe kufizimet e regjimit te ri. Keta duhet te kuptojne se levizja e lire si privilegj ka anen tjeter te medaljes dhe mund te shnderrohet ne telash dhe fatkeqesi nese nuk perdoret drejt.


Fushata sqaruese qe ka njohur si protagonist Ministrin e Brendshem zotin Lulezim Basha ka qene e dobishme. Shqiptaret ne pergjithesi e kane te qarte se cfare do te perfitojne nga heqja e vizave dhe ku jane vijat e bardha ku duhet te kalojne. Shqiptaret do te synojne te nxjerrin maksimumin nga rregjimi i ri i levizjes se lire. Nga ana tjeter ka pak gjasa qe ata te bien ne pozitat e shperdorimit te kesaj te drejte. Nderkaq si per te zhurmuar apo turbulluar efektet e fushates sqaruese vete qeveria ka vijuar fushaten e himnizimit te heqjes se vizave. Qeveria eshte angazhuar ta shese shtrenjte ne rrafshin politik si arritje te veten.


Po te besohet rendesia qe i atribuon qeveria heqjes se vizave shqiptaret do te duhej te niseshin pa humbur kohe per te prekur me dore kete mrekulli. Por koha e iluzioneve politike ka kaluar. Shumica e njerezve e peshojne drejt kete zhvillim te ri ne jeten e tyre. Ata e kane te qarte se qeveria e ka me opoziten kur u fryn ashtu me tepri borive te fitores. E ka me opoziten por e ka mbi te gjitha me...te nesermen me diten e marte me daten 9 nentor kur BE do te marre nje vendim tjeter per Shqiperine kesaj radhe te hidhur nuk do te na jepet statusi i vendit kandidat ne pergjigje te aplikimit qe ka bere nje vit e gjysme me pare ne emer te qeverise kryeministri Berisha. Me tam-tamet e festes per heqjen e vizave qeveria kerkon te mbuloje deshtimin e saj per marrjen e statusit.


Nuk ka ndodhur gjer me sot qe nje vend aspirant te marre nga Europa ne harkun e njezet e kater oreve nje lajm te bardhe dhe nje lajm te zi. Nuk eshte rastesor ky kombinim. Ne te ardhmen do te kemi rast te thellohemi ne domethenien e tij. Sot per sot ndersa jemi vetem me keto dy lajme kunderthenese duhet te gjejme menyren me te denje si te sillemi me to pa u bere qesharake ne gezim dhe njeheresh pa u bere qaramane apo te ligj ne hidherim.
E hena eshte feste per qytetaret shqiptare. Ka arsye qe kjo feste te vazhdoje te marten te merkuren dhe ne ditet ne vijim.


Pavaresisht kufizimeve dhe shtrengesave heqja e vizave eshte nje ngjarje me rendesi te madhe ne jeten e cdo individi. shte edhe nje lloj medaljeje respekti dhe dinjiteti ne familjen e kombeve te lira. Ne e dime nderkaq qe ka shume shqiptare te cilet e barazojne heqjen e vizave me hyrjen ne Europe. Nuk duam me teper thone ata. shte e qarte se integrimi europian eshte nje nocion politik kulturor dhe intelektual i gjere. Nuk mund ti gjykojme per keq ata bashkatdhetare qe nuk e kane ende pjese te formimit te tyre kete nocion. Por qeveria e di mire se cfare perfaqeson heqja e vizave ne teresine e objektivave te integrimit europian.


Qeveria e di shume mire se jo vizat ne vetvete por integrimi na identifikon si popull qe aspirojme te behemi pjese e familjes se madhe europiane. Qeveria i njeh mire avantazhet qe krijon integrimi ne rrenjosjen e demokracise ne vend ne zhvillimin ekonomik shoqeror e tjere. shte kjo dije qe e shnderron daten nente nentor ne nje dite te keqe per vendin. Qeveria ka arsye te organizoje te marre pjese dhe te gezohet me mase ne festimet per heqjen e vizave. Por qeveria ka detyrimin te shprehe hapur hidherimin per refuzimin e statusit te vendit kandidat. Bashke me hidherimin te marre edhe pergjegjesine.


Qeverise nuk i lejohet te beje sikur ska ndodhur asgje. Qeverise nuk i lejohet te fshihet apo te bjere ne nivelin e gjykimit te ceket e te pafajshem te nje fshatari apo qytetari te thjeshte qe pandeh se me heqjen e vizave u futem ne Europe. Se fundi qeverise nuk i lejohet te ushqeje me iluzione mendesite apo komentet antiperendimore ne Shqiperi qe sot jane shume pak por enderrojne te behen me shume neser pasneser.


Duhet ta themi se e marta e lajmit te keq nuk e eklipson te henen e lajmit te mire. Ne kuptimin e efekteve te menjehershme ne jeten e individeve heqja e vizave ska te paguar. Ne kuptimin afatshkurter e afatmesem heqja e vizave konkurron me arritjet kryesore te demokracise gjate ketyre njezet vjeteve. Por vizat pa integrimin nuk mund te na cojne larg. Prandaj them se qeveria duhet tua lere festen e vizave qytetareve-keta le ta zgjasin sa te duan- ndersa vete duhet te filloje te merret qysh te merkuren me zhbllokimin e integrimit. Si Duke lexuar me kujdes motivacionin e refuzimit dhe duke reflektuar jo si deri me sot me demagogji por me pendim dhe pse jo me nje ndjenje turpi qe nje vend fqinje si Mali i Zi pranohet kurse ne jo.


Sipas informacioneve paraprake nga Brukseli tri jane arsyet e refuzimit te kerkeses se Shqiperise Korrupsioni krimi dhe kriza politike. Vleresimi i korrupsionit dhe krimit si pengese e shnderron heqjen e vizave ne nje dhurate per popullin shqiptar pasi edhe te Udherrefyesi i famshem lufta kunder korrupsionit dhe krimit ishin kushte per heqjen e vizave. Duket e cuditshme qe Shqiperia i ka plotesuar keto kushte per ate qe do te vendoset te henen por njeheresh nuk i ka plotesuar per ate qe do te vendoset te marten Shkaku tjeter madhor eshte kriza.


Pardje qeveria zhgenjeu edhe europarlamentaren Doris Pack qe njihej si avokate e saj. Edhe miku me i ngushte i kryeministrit Berisha do te zhgenjehej kur te shihte se sa te kerkuar e ne hava jane argumentet qe perdor ai dhe zedhenesit e tij per te shmangur hetimin. Mjafton te shohim shtesen qe hodhi ne ere propozimin e zonjes Pack. Ne emer te PD-se u kerkua te shtohej togfjaleshi hetim sipas Kodit zgjedhor dhe kushtetutes.


Ne pamje te pare duket sikur ky propozim vjen nga nje grupim teper legjitimist. Mirepo edhe dashamiresja Pack sapo hyri me brendesi te shteses e kuptoi se eshte nje nga ato cicimicet e vogla qe e fusin problemin ne rrethin vicioz. Replika me e thjeshte dhe me elementare me kete shtese eshte kjo hetimi nuk behet ne baze te Kodit Zgjedhor zoteri Kodi rregullon ceshtjet e zgjedhjeve jo te hetimit parlamentar te zgjedhjeve. Hetimi behet ne baze te Ligjit organit per Hetimin Parlamentar Vetem nje korrigjim vetem nje fjali. Nuk duhet me shume per te shkuar nga cicmici te zgjidhja. Nuk duhet me shume per te hequr nga rruga shkembin qe ka bllokuar transparencen zgjidhjen e krizes vete integrimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›