Pranga tre shtetasve për trafik droge, midis tyre dhe një turk

Në pranga ranë shtetasit Edmond Gerxhani, 38-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për falsifikim të dokumenteve, Abdulla Kili, 41-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shitje dhe mbajtje të lëndëve narkotike si dhe Vebi Alioglu, 37-vjeç, shtetas turk me banim të përkohshëm në Tiranë.
Strukturat e Policisë së Shtetit bazuar në informacionet e grumbulluara, si dhe në hetimet intensive të kryera organizuan punën për kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve, të cilëve iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej rreth 3 kg e 430.4 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë. Operacioni për arrestimin e këtyre 3 shtetasve është zhvilluar njëkohësisht në qarqet Korçë dhe Tiranë.
Fillimisht rreth orës 16.40’ të ditës së djeshme në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë nga Seksioni kundër narkotikëve në bashkëpunim me Policinë Kufitare është ushtruar kontroll në automjetin e drejtuar nga shtetasi Edmond Gerxhani, të cilit gjatë kontrollit të bagazheve iu gjet e sekuestrua një sasi prej rreth 2 kg e 392.4 gram lëndë narkotike e dyshuar heroinë.
Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet e sekuestrua një armë zjarri pistoletë, tip zastava, që e mbante pa leje. Në vijim të operacionit strukturat e Policisë së Shtetit bënë të mundur kapjen në një banesë në Tiranë të shtetasve Abdulla Kili dhe Vehbi Alioglu, të cilëve gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet e sekuestrua një sasi prej rreth 1 kg e 38 gram lëndë narkotike e dyshuar heroinë. Materialet hetimore në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë për Krime të rënda për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe ndaj shtetasit Edmond Gerxhani dhe për armëmbajtje pa leje. /S.Ll/Start/
2011-09-24 14:53