E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekt modernizimi në shërbimin e kardiologjisë

Vasili tha se projekti do të përqëndrohet në investimet për infrastrukturë moderne dhe edukimin në vazhdim të mjekëve.Pasi në shqiperi kohët e fundit ka pasur arritje të rëndësishme  në sherbimin e  kardiologjis, arritje këto të cilat do të bëhen prezent me shume së shpejti.

Sëmundjet kardiake vazhdojnë të jenë në vendin kryesor sa i takon sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë, ku sipas mjekëve, problematike mbetet konstatimi i këtyre sëmundjeve tek fëmijët.

Bazuar në statistikat e kohëve të fundit, del se treguesit e vdekshmërisë kanë ardhur në rënie, ritmi i rënies është më i ulët se në vendet e Evropës Lindore.Ndër shkaktarët kryesorë janë përkeqësimi i dietës dhe i mënyrës së të jetuarit, rritja e numrit të personave obezë dhe fumatorë.

Ministri Vasili tha më tej se janë marrë masa për përmirësimin e kujdesit shëndetësor në fushën e sëmundjeve kardiovaskulare si nga sistemi shendetesor publik, ashtu edhe nga ai privat. Vasili theksoi se sa i takon nivelit të diagnozës, ai është nga më të mirët në rajon, për kualitetin dhe kohën e dhënies së saj.

“Është vendi t’u jepet përgjigje të gjithë atyre që flasin për nivel të ulët diagnoze, apo që në mënyrë jo profesionale vlerësojnë nivelet e ulëta diagnostike. Shqipëria po ndahet nga kohëzgjatja e vendosjes së diagnozës, po flitet qartë për ulje të ditëqëndrimit në spital të panevojshme, indikatorë ndërkombëtarë këta që matin performancat e shërbimeve mjekësore”, shtoi ai.

Konferenca u organizua nga Spitali Gjerman, me pjesëmarrjen e autoriteteve kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu ky aktivitet është i rëndësishëm edhe në kuadrin e edukimit në vazhdim, si një nga shtyllat e reformes të ndërmarrë./L.Ferhati/Start.

                                                                                             2011-09-24 15:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›