E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga vëllezërve, vodhën motorin

Pranga / foto arkiv

Dy vëllezër me banim në lagjen Guerile në qytetin e Shkodrës janë ndaluar, pasi dyshohen se kanë vjedhur një motoçikletë dhe një çadër alpine në lagjen Zogaj.

Rifat Zija Lina, 21 vjeç, dhe  Ndriçim Zija Lina, 25 vjeç, janë ndaluar në flagrancë nga policia, pasi ajo kishte marrë informacion se dy vëllezërit dyshohej se kishin kryer vjedhje në një banesë në Zogaj.

Ata kishin marrë një motor të zi YAMAHA 650 cc, pa targa , një skafandër, si dhe një çadër alpine, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale. / Anila Dushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›