E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK protestë përpara Amb. serbe: Do përballeni me 10 ml shqiptarë

Aleanca Kuq e Zi është solidarizuar me vëllezërit shqiptarë në Preshevë e Maqedoni, në një protestë të mbajtur përpara Ambasadës serbe në Tiranë. Protestës së AK-së i është bashkuar edhe kryetari i Bashkisë së Preshevës, Ragmi Mustafa, i cili ka deklaruar se në Preshevë të gjithë janë me Aleancën Kuq e Zi.
 

Në thirrjet e saj AK ka deklaruar se Serbia do të përballet me 10 milionë shqiptarë.
“Nga Presheva ne Çamëri jemi kuq e zi. Serbia do të përballet me 10 milionë shqiptarë. Shqiptarët ndodhen në udhëkryqin e historisë”, ka theksuar AK, ndërsa ka bërë thirrje për lirimin e të të burgosururve politikë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›