E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen 350 kg hashash, dy në pranga

Foto ilustruese

GJIROKASTER- Finalizohet me sekuestrimin e 350 kg hashash faza e parë e operacionit SOS, në rrugën rurale Gjirokastër-Golem.

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar një mjet tip xhip me targa të dubluara SR 2690B të mbushur me lëndën narkotike.

Pas sekuestrimit janë arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit Vezir Thanasi nga fshati Rexhinë i  Tepelenës dhe Lorenc Sadikaj nga Vlora. Sipas të dhënave të para mësohet se hashashi i marrë nga Lazarati kishte për destinacion Vlorën e mandej Italinë.

Vijon operacioni dhe në ndihmë kanë shkuar forca të tjera policore të Policisë së Gjirokastrës dhe Tepelenës si dhe forcat speciale.                    Piro NASE

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›