Prangat shoqeruesit te klandestineve fitonte 1500 euro per person
GJIROKASTER - Nje aksion i policise ka bllokuar kalimin e kufirit ne menyre klandestine te tre personave mes te cileve njeri ishte shoqeruesi qe do te merrte jo pak por 3 mije euro. Eshte Policia e Gjirokastres qe ka bere te ditur se gjate mbremjes se dy diteve me pare ka vene ne pranga nje 33-vjecar qe po kalonte kufirin ne menyre ilegale i shoqeruar dhe nga nje grua me djalin e saj. Selaudin Maci eshte arrestuar nga policia pas marrjes ne pyetje te tre personave te shoqeruar. Sipas policise i ndaluari po shoqeronte dy persona per ne Greqi dhe do tu merrte atyre nga 1500 euro me qellim qe ti kalonte shendoshe e mire dhe ti dergonte ne destinacionin e kerkuar.
Kontrollet
Tre persona jane ndaluar gjate nates nga efektivat e stacionit te Policise Kufitare Kakavije. Aksioni eshte bere rreth ores 2200 te mbremjes se dy diteve me pare gjate patrullimit ne kufirin jeshil mes Shqiperise dhe shtetit grek. Burime zyrtare nga uniformat blu thane se ndalimet jane bere ne afersi te vijes kufitare perballe pikes se Kalimit Kufitar Kakavije ne vendin e quajtur Mulliri. Gjate patrullimeve qe po benin efektivet e Policise Kufitare kane bere te mundur bllokimin e 3 personave te cilet po tentonin te kalonin kufirin ne menyre te paligjshme per ne shtetin fqinj Greqi. Tre personat me pas jane shoqeruar ne ambientet e stacionit te Policise Kufitare Kakavije per verifikime te metejshme. Gjate marrjes ne pyetje nga ana e efektiveve te Hetimit te Krimit ne Drejtorine Rajonale per Kufirin dhe Migracionin Gjirokaster rezultoi se njeri nga personat e shoqeruar ishte udherrefyesi kundrejt fitimit 1500 euro per person.
Arrestimi
Pasi eshte identifikuar policia ka vene ne pranga Selaudin Macin 33 vjec lindur dhe banues ne Libohove te Gjirokastres. Uniformat blu thane se i ndaluari kishte marre persiper te ndihmonte nje grua 35 vjece nga Berati se bashku me femijen e saj 11 vjec per ti kaluar ne menyre klandestine kufirin per ne shtetin grek dhe kete mision ai do ta bente kundrejt fitimit prej 1500 eurosh per person. Maci do tu tregonte rrugen deri ne shtetin grek. Nga policia eshte bere dokumentimi i plote me prova ligjore i kesaj vepre penale dhe me pas eshte bere arrestimi ne flagrance i shtetasit te lartpermendur per vepren penale te dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit kundrejt fitimit veper kjo e parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorise se rrethit Gjyqesor Gjirokaster per veprime te metejshme.
12 Shtator 2010