E Diel, 1 Nëntor 2026

Inventarizimi i biznesit ne tetor nis regjistrimi i 1200 subjekteve te para



Demografia dhe specifikat e te gjitha ndermarrjeve ekonomike pritet te listohen ne nje regjister te posacem elektronik qe do te perbeje dhe bazen e te dhenave per kete sektor. Ky projekt i cili do te realizohet nga Instituti i Statistikave pritet te nise ne tetor te ketij viti duke angazhuar 2300 punonjes. Sipas Drejtores se Statistikave Ekonomike Elsa Dhuli projekti do te perfshije 1200 ndermarrjet e para muajin e ardhshem. Zonja Dhuli sqaron se ky regjister elektronik do te sherbeje per konsolidimin e statistikave ne sherbim te institucioneve praktikave akademike etj. Regjistri aktual i ndermarrjeve karakterizohet nga disa probleme te cilat lidhen me prezencen e disa subjekteve jo aktive dhe me informacion te limituar te nje sere treguesish ekonomike.

Anketuesit
Perzgjedhja e personelit te regjistrimit do te kryhet nga INSTAT-i ne perputhje me kriteret e miratuara nga qeveria si dhe duke respektuar parimet e konkurrences mes kandidateve. Procedura e perzgjedhjes te personelit te regjistrimit do te kryhet ne dy faza
faza e parakualifikimit dhe faza e testimit. Faza e pare perfshin procedurat e hartimit te listes se shkurtuar duke parakualifikuar kandidatet qe plotesojne kriteret e miratuara ne kete vendim. Faza e dyte ajo e testimit perfshin nje intervistim te shkurter te kandidatit para nje komisioni te posacem ad-hoc te ngritur nga INSTAT-i. Ngarkohet INSTAT-i per pergatitjen e materialeve te konkurrimit dhe percaktimin e kritereve te vleresimit. Per zbatimin e procedurave te perzgjedhjes dhe te vleresimit INSTAT-i krijon komisione ad-hoc ne perberje te te cilave do te marrin pjese specialiste te fushes.

Pergjegjesite
Anketuesi ka keto pergjegjesi kontakton dhe interviston ndermarrjet jobujqesore te perfshira ne regjistrim i pergjigjet ne kohe dhe me cilesi plotesimit te kerkesave te dokumentacionit qe i jepet ne perdorim eshte i paanshem kur ploteson pyetesorin nuk ndikon ne pergjigjen e te intervistuarit dhe kontrollon cdo pergjigje per argumentim dhe perputhshmeri respekton rregullat e konfidencialitetit dhe informon te intervistuarin se informacioni i dhene prej tij eshte krejtesisht konfidencial dhe publikohet vetem ne menyre te permbledhur e vetem per qellime statistikore kontakton stafin e regjistrimit ne Institutin e Statistikave INSTAT per ceshtje te ndryshme lidhur me njesine qe do te anketoje dhe me pyetesorin per problemet e ndeshura gjate intervistimit jep shenime te hollesishme te shoqeruara edhe me numrin e pyetjes tek Shenime per anketuesin.

12 Shtator 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›