Prangosen 8 zyrtare korrupsion ne Metrologji
Ka reaguar menjehere pas prangosjes se zyrtareve Ministria e Tregtise dhe Energjetikes Distancohemi nga veprimet korruptive
8 zyrtare te larte te Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes jane vene ne pranga diten e djeshme pasi akuzohen per korrupsion. Nderkohe policia ka shpallur ne kerkim edhe nje zyrtar tjeter i cili i ka shpetuar arrestit. Arrestimi i tyre erdhi pas nje hetimi disa mujor i seksionit antikorrupsion te Policise se Tiranes ne bashkepunim me njesine Task-Force te Prokurorise se Rrethit. Zyrtaret kane ne pergjim prej te pakten 3 muajsh dhe nga hetimet rezultonte se ne kembim te parave lejonin subjekte te shumta tregtare te shisnin pa u kontrolluar sipas ligjit.Sipas telefonatave te pergjuara saktesohet se drejtuesit jepnin urdhra per inspektoret e tyre qe te kryenin inspektime te fiksuara qe me pare per rezultatet e tyre perfundimtare pa kryer me pare matjet e detyrueshme. Policia nuk beri te ditur nese ne rrethin e te arrestuarve do te radhiten edhe subjektet tregtare te cilat kane ofruar parate ne kembim te moskontrollit teknik te tyre. Ndaj nente personave ishte marre me pare masa e sigurise arrest me burg pa afat ne Gjykaten e Tiranes dhe me pas eshte bere ekzekutimi i kesaj mase. Mbi nente zyrtaret rendojne akuza te renda penale si korrupsioni pasiv ushtrimit i ndikimit te paligjshem vjedhje duke shperdoruar detyren si dhe shperdorim detyre.
Hetimi
Strukturat Kunder Korrupsionit ne Policine e kryeqytetit filluan procedimin penal bazuar ne kallezimin e depozituar nga Drejtoria e Pergjithshme e Metrologjise ku dyshohej se disa punonjes te kesaj drejtorie nuk derdhnin ne arken e shtetit te gjitha te ardhurat qe perfitohej nga kalibrimi i njesive te ndryshme te peshematjes. Gjate ecurise se ketij hetimi i realizuar me aplikimin e metodave speciale te hetimit per 7 muaj eshte konstatuar se keta shtetas kryenin kalibrime fiktive tedepozitave distributoreve autoboteve te karburanteve dhe gazit peshoreve te llojeve te ndryshme te supermarketeve lokaleve furrave te bukes dyqaneve te argjendarive mallrave te paketuara si dhe taksimetrat. Nga hetimi i deritanishem ka rezultuar se shtetasit pasi merrnin parate e kolaudimit apo kalibrimit te njesive te peshematjes nje pjese te konsiderueshme te ardhurash nuk kalonin ne arken e shtetit. Po ashtu ne shumen e rasteve nuk u jepnin subjekteve te ndryshme faturat e TVSH ndashse si dhe duke u kerkuar ryshfet subjekteve te ndryshme per te bere kalibrimin apo kolaudimin e njesive te peshematjes.Aktualisht gjate shtrirjes se hetimit eshte konkluduar se shtetasit ne bashkepunim mes tyre benin kolaudimin fiktiv te distributoreve te karburanteve te naftes duke bere te mundur qe subjekte te ndryshme qe tregtojne karburant apo gaz te kene mundesi qe te perfitojne duke shitur me pak nga sasia qe tregojne aparaturat.Gjithashtu duke bere kalibrimin apo kolaudimin fiktiv ne peshoret e furrave te bukessubjektet tregtare perfitonin duke shitur buken nen peshen reale. Po ashtu edhe ne supermarkete dhe subjekte te tjera tregtare dyshohet se benin kolaudimin fiktiv ne peshoret e ketyre subjekteve.
METE-ja distancohemi nga veprimet korruptive
Menjehere pas arrestimit te inspektoreve te Metrologjise ka reaguar Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes e cila ne nje deklarate per mediet shprehet se e ka ndjekur me vemendje ngjarjen ku policia ka arrestuar me akuzen per korrupsion disa zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Metrologjise dhe Kalibrimit institucion nen varesine kesaj ministrie. METE-ja deklaron se distancohet nga veprimet korruptive te cdo individi i cili abuzon me detyren e shtetit. Per METE-n cdo person mban pergjegjesi individuale per punen dhe veprimet e tij. METE-ja do te nise urgjentisht analizat e duhura jo vetem ne Drejtorine e Pergjithshme te Metrologjise dhe Kalibrimit por edhe ne te gjitha institucionet e tjera te varesise duke marre te gjitha masat e nevojshme gjithmone ne mbeshtetje te nje shteti ligjor dhe te se drejtes.
Te arrestuaritmiddot Roland Celmeta40 vjec me detyre Zv. drejtor i Pergjithshem ne Drejtorine e Pergjithshme te Metrologjise
middot Moisi Musabelliu35 vjec Drejtor i Drejtorise Rajonale te Metrologjise dhe Kalibrimit Tirane
middot Kristaq Thanasi38 vjecme detyre Inspektor prane Drejtorise Rajonale te Metrologjise dhe Kalibrimit Tirane
middot Hetem Basho45 vjec me detyre Inspektor prane Drejtorise Rajonale te Metrologjise dhe Kalibrimit Tirane
middot Armand Xhika35 vjec me detyre Inspektor prane Drejtorise Rajonale te Metrologjise dhe Kalibrimit Tirane
middot Armand Shuaipi36 vjec me detyre Inspektor prane Drejtorise Rajonale te Metrologjise dhe Kalibimit Tirane
middot Agron Damzi33 vjec me detyre Inspektor prane Drejtorise Rajonale te Metrologjise dhe Kalibrimit Tirane
middot Sokol Lami28 vjec me detyre Inspektor prane Drejtorise Rajonale te Metrologjise dhe Kalibrimit Tirane
Nderkohe qe eshte shpallur ne kerkim nje shtetas me detyre Inspektor prane Drejtorise Rajonale te Metrologjise dhe Kalibrimit Tirane.