E Diel, 1 Nëntor 2026

Urgjenca e re Berisha premton modernizim te shendetesise

Kryeministri Berisha Perparesia e qeverise konsolidimi i nje sistemi shendetesor qe garanton cilesite me te larta te sherbimit

Kryeministri Berisha vizitoi dje spitalin e ri te urgjences ne QSUT nje nga bashkinvestimet me te arrira e te rendesishme ne shendetesi me vlere prej 20.400.000 dollare. Qeveria shqiptare ka investuar krahas ndertimit te ketij spitali edhe 8.3 milione dollare per pajisjen e tij me aparaturat nga me modernet e bashkekohoret.

Spitali

Ky spital ploteson te gjitha kushtet e nje spitali modern bashkekohor universitar ne funksion te sherbimit me cilesor e eficente per qytetaret ndihmon ne zgjidhjen e problemit te urgjencave mjekesore shfrytezim maksimal te te gjitha burimeve. Ka ekipe te kualifikuara te mjekeve aparatura mjekesore te fjales se fundit ekzaminime laboratorike te shumellojshme. Ne fjalen e tij Kryeministri vleresoi spitalin si nje homazh per qytetaret por edhe per te gjithe mjeket per perpjekjet e tyre shume vjecare per perkushtimin humanizmin lumenjte e djerses qe ata kane derdhur dhe derdhin per te ndihmuar te semuret e patologjive te ndryshme. Kryeministri theksoi se ne epiqender te perpjekjes se qeverise eshte dhe do te mbetet kualifikimi i vazhdueshme i ekipeve mjekesore.Une ju garantoj ju se qeveria do te percaktoje fondet dhe mbeshtetjen e fuqishme tuajen per intensifikimin e ketyre lidhjeve sikunder ne menyre te vendosur ne do te financojme do te mbeshtesim kualifikimin tuaj ne klinikat me moderne te Evropes dhe te botes - u shpreh Kryeministri. Ai theksoi se gjate ketyre viteve jane bere perpjekje te medha dhe se qeveria do te beje gjithcka per modernizimin e sistemit tone shendetesor per nje ndryshim rrenjesor te tij. Ne kete kontekst jane rritur me rreth 5 here financimi dhe rimbursimi i barnave si dhe eshte investuar ne aparatura me shume se 40 milione dollare theksoi Kryeministri. Reforma ne shendetesi mbetet qellimi me madhor ne te gjithe reformat e tjera u shpreh Kryeministri. Hapa shume te rendesishme jane bere dhe po shkojme drejt nje faze vendimtare te instalimit te sistemit te ri te financimit. Se shpejti nis zbatimi i nje programi i cili do te vendose sistemin tone shendetesor teresisht mbi bazat dixhitale si nje nga premisat me te rendesishme per menaxhimin e suksesshem te tij dhe te te gjitha burimeve - u shpreh ai.

Investimi

Vlera e financimit te ndertimit eshte 16 155 000 euro dhe financohet nga Banka e Keshillit te Evropes per Zhvillim dhe qeveria shqiptare. Nga ketu CEB-i financon 63 te komponentit te ndertimit. Per sa i perket pajisjeve mjekesore ato arrijne vleren prej 8.3 milion euro dhe jane financuar nga qeveria shqiptare. Punimet ne menyre te detajuar perfshijne objektin spitalor qe do te sherbeje si qendra e urgjencave per te gjithe qendren spitalore godinen teknike per te gjithe infrastrukturat inxhinierike mbeshtetese si dhe rrugen periferike qe lidh dy hyrjet e jashtme te qendres spitalore bashke me parkimin per automjetet. Ne katin nentoke sterilizimi qendror departamenti i radiologjise dhe diagnostikes funksionale duke mbuluar te gjithe nevojat e Spitalit Universitar. Ne kete sherbim do te funksionojne 2 aparatura skaner 1 rezonance magnetike 3 aparate per grafi dixhitale 2 aparate fluroskop 3 eko abdominale dhe 1 eko kardiake. Ne katin perdhe ndodhet departamenti qendror i urgjences per te gjithe spitalin universitar duke perfshire 18 shtreter subintensiv per observim te shkurter. Ne katin e pare eshte planifikuar qe ne kete kat te funksionojne 60 shtreter 30 shtreter jane me profil kirurgjikal dhe 30 shtreter mjekesi interne qe do te mbulojne nevojat per nje trajtim konservativ te rasteve te urgjences te cilat nuk kane nevoje per nderhyrje kirurgjikale. Ne katin e dyte ndodhen laboratoret e specializuar per te gjitha nevojat e spitalit ai klinik biokimik dhe laboratori mikrobiologjik me sherbim 24 oresh si dhe njesia e reanimacionit me 15 shtreter.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›