Aventura e një nate, Ronaldo rrezikon fejesën
Fenomeni vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe të krijojë diskutime rreth tij. Një natë me një modele të re braziliane vë përsëri në krizë fejesën e tij.
Bën vetë, apo është? A mos ndoshta është thjesht i pafat? Është e vështirë të gjendet një përgjigje për Ronaldon, fenomenin e futbollit botëror, që ditë pas dite bëhet edhe më i famshëm.
Sulmuesi, që të paktën deri në 30 gusht do të jetë lojtar i Milanit është në telashe.
Pas aventurës skandaloze me transët, kërkesave të shumta për falje ndaj publikut dhe ndjesës së madhe drejtuar të fejuarës, Ronaldo e ka sjellë “pa dashje” edhe një herë çështjen rreth tij.
Sipas të përditshmes, “Agora”, fenomeni duket se është sërish në krizë me të fejuarën. Maria Beatriz Antony, shoqja e Ronaldos, që e kishte falur vetëm dy muaj më parë për skandalin me transët ka mbetur pa fjalë pas një tjetër historie zhgënjyese.
Rolando, larg fushës së lojës për shkak të një ndërhyrjej në tendinën e gjurit, mësohet se ka kaluar natën me një modele 22-vjeçe, që e ka njohur në Rio de Janeiro, gjatë zhvillimit të një feste.
Vajza dhe kampioni( që i është dashur të lëjë hotelin duke përdorur një dalje dytësore) janë parë të dalin nga një hotel rreth orës 6 të mëngjesit, pasi kishin kaluar një natë së bashku.
Pasi mori vesh tradhëtinë e një nate, Beatriz, ende e zhgënjyer për skandalin e shkuar mësohet se do të prishë urgjentisht fejesën.
Ronaldo në kushte të tilla ka fluturuar në Paris, me tentativën e dështuar për të rikuperuar për të disatën herë një raport që duket i pashpresë.