Prangoset minorenia, qëlloi me armë 18-vjeçarin
Një vajzë 17 vjecare ka qëlluar sot në drejtim të një djali 18 vjecar duke e plagosur këtë të fundit. Vajza pretendon se djali e ka përdhunuar dy muaj më parë. Vajza e kishte paditur edhe ne gjykate te riun
LEZHË- Një adoleshente 17-vjeçare është shoqëruar sot në mesditë në komisariatin e Policisë së Lezhës për veprën penale të kanosjes.
Burime zyrtare të Policisë së Lezhës thanë se shtetasja me iniciale A.J, rreth 17 vjeç, banuese në fshatin Shënkollë të Lezhës, në shoqërinë e katër shtetasve të tjerë ka shkuar në lokalin e shtetasit A. L, i cili ndodhet në fshatin Tale 2, të Lezhës ku pasi ka kanosur për motive të dobëta djalin K. L, rreth 18 vjeç, banues në këtë fshat me një armë zjarri, tip pistoletë, ka qëlluar në drejtim të tij, por pa mundur ti shkaktojë lëndime.
Sipas Policisë, shërbimet e policisë kriminale dhe të Rendit arrestuan për veprën penale të kanosjes, adoleshenten A.J dhe e shoqëruan në Komisariat, në Lezhë. Në vendngjarje u gjet dhe u sekuestrua një armë tip pistoletë e llojit Zastava si dhe disa gëzhoja. Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po bën të mundur sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Sipas policisë së Lezhës shkak i kësaj ngjarje e ka fillin rreth 2 muaj më parë. Mësohet se 18-vjecari ishte arrestuar po në këtë lokal, me akuzën e abuzimit seksual ndaj të vajzës, por pak ditë më pas gjykata e ka liruar atë për mungesë provash. Në këto kushte adoleshentja ka vendosur të hakmerret duke tentuar të vrasë dhunuesin e saj, por pa mundur ta cojë në fund qëllimin.
(d.b/BalkanWeb)