E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi takon Engel: Zgjedhjet demokratike, stabilitet

Presidenti Topi vuri në dukje se ecuria pozitive e situatës parazgjedhore në vend dhe përfundimi me sukses i pajisjes së shtetasve shqiptarë me karta identiteti, jane etapë e rëndësishme. 

TIRANE-Presidenti i Republikës Bamir Topi vlerëson se realizimi i zgjedhjeve të drejta e të pakontesueshme parlamentare të 2009-ës për Shqipërinë, do të jenë tregues i qartë i stabilitetit të konsoliduar politik në vend. Deklaratat e kreut te shtetit u bënë gjatë takimit me kongresmenin amerikan Eliot Engel, që u zhvillua sot paradite në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Presidenti Topi vuri në dukje se ecuria pozitive e situatës parazgjedhore në vend dhe përfundimi me sukses i pajisjes së shtetasve shqiptarë me karta identiteti, jane etapë e rëndësishme e reformës elektorale.Pasi bëri një pasqyrë të shkurtër të zhvillimeve të brendshme në vend, konkretisht mbi reformat kushtetuese, ato zgjedhore, në drejtësi, dhe ekonomi Presidenti Topi nenvizoi se këto reforma mbeten faktorë të rëndësishëm, jo vetëm në ecurinë pozitive të zhvillimeve në vend, por dhe në nxitjen e proceseve integruese të Shqipërisë. Nga ana e tij kongresmei Engel vuri ne dukje rolin moderator te Shqipërisë dhe faktorit te saj në rajon, për ruajtjen dhe forcimin e paqes në Ballkan ,ndersa vlerësoi lart mbështetjen maksimale të Shqipërisë për politikën amerikane në rajon.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›