E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tabulatet, G99: Po na qeveris familja Berisha

Pas lajmit te GSH per telefonatat e post Gerdecit, Veliaj i G99 ka ironizuar sot para mediave kryeministrin Berisha. Ai madje propozoi që fëmijët e Berishes të kandidojnë në politikë dhe jo të qeverisin pas emrit të babait të tyre. 

TIRANE-Lajmi eksluziv tek Gazeta Shqiptare për zbardhjen e telefonatave mes Shkëlzen Berishës me Fatmir Mediun e Mihal Delijorgjin pas shpërthimit në Gërdec ka sjellë sot reagimin e parë politik. Erjon Veliaj i G99 ka ironizuar sot para mediave kryeministrin Berisha duke theksuar se që nga shpërthimi i madh në Gërdec, gjitha ditët e vitit kanë qënë të familjes Berisha. Ai madje propozoi që fëmijët e kryeministrit të kandidojnë në politikë dhejo të qeverisin pas emrit të babait të tyre.

“Sot nëse nuk e ke mbiemrin Berisha apo Balliu nuk ke mundësi të jesh i suksesshëm në Republikën e Shqipërisë. Ajo që gazetat kanë treguar gjithë këto ditë është se duke filluar që nga 15 marsi 2008 ky ka qenë viti i familjes Berisha ose për të qenë totalisht të ndershëm ky ka qenë mandati i familjes Berisha”, u shpreh kryetari i G99.
Sipas tij nuk është koocidensë që emri I një anëtari të familjes del present për përfitime sa herë që bëhet fjalë për tregtira të rëndësishme. “Sa herë që ka pasur një kontratë në Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare, sa herë që ka pasur një shitje ose blerje të madhe tokash, sa herë që ka pasur një shitje ose blerje të madhe armësh, sa herë që ka patur një privatizim të rëndësishëm, apo një investim të madh në infrastrukturë, sa herë që ka pasur një shpenzim të taksave të shqiptarëve, familja Berisha ka qenë prezente dhe përfituese. Një herë një kunat, një herë një baxhanak, njëherë një mbesë, njëherë një djalë dhe njëherë një vajzë”.
G99 shtron pyetjen se në rast se fëmijët e kryeministrit kanë influencë në politikë, ata duhet të kandidojnë në të, por në pënyrë të ndershme si gjithë të tjerët. Në rast se jo, sipas veliajt kryeministri nuk duhet ta delegojë pushtetin e votuar nga populli në emër të tij, në adresë të familjarëve të tij. “Ajo që shohim nga tabulatet e telefonatave është që ministrat e kabinetit Berisha telefojnë katër herë më shumë dhe flasin 16 herë më gjatë me djalin e kryeministrit sesa me vetë kryeministrin. … Pyetja që ne kemi me të drejtë është: Nëqoftëse djali dhe vajza e kryeministrit duan të merren me politikë pse nuk kandidojnë? Të kandidojnë në mënyrë të ndershme si gjithë ne të tjerët”.

G99 pasi shprehu shqetësimin për telefonatat e post Gërdecit, ftoi shqiptarët të marrin kartat e identitetit dhe të votojnë për një të ardhme të re për veten dhe fëmijët.

(d.b/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›