E Diel, 1 Nëntor 2026

"Gazzetta del Mezzogiorno":Shqipëria mbron zotërit e drogës

"Gazzetta del Mezzogiorno" ka bërë një shkrim për trafikun e drogës në Shqipëri. Shkrimi me titullin "Shqipëria mbron zotërit e drogës", thekson se janë më shumë se 148 persona , nga të cilët tetë persona të superkërkuar nga policia italiane që enden të lirë në Shqipëri."Artan Shabani, Eno Prifti, Haliv Fici, Skender Jusufi, Artur Vaqo, Nako Uta ,Kenar Cobai dh Akil Dardhanjori. Janë zotërit e drogës shqiptare të trafikut ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës drejt Italisë dhe Evropës.Në qendër të disa prej kërkimeve të operacioneve të antimafias në Bari të kryera në 1997-ën dhe në 2008-ën, të ndjekura edhe nga urdhër arreste janë ende të lirë dhe jetojnë në liri të plotë në Shqipëri, mes Durrësit dhe Vlorës, plotësisht të qetë", shkruhet në artikull. Sipas gazetës janë më shumë se 148 shqiptarë që kërkohen nga policia italiane që ndodhen në Shqipëri të lirë. Bëhet fjalë për persona të dënuar apo të hetuar për krime të ndryshme të kryera të Itali. Duke thirrur në vëmendje marrëveshjen Shqipër-Itali, si dhe luftën ndaj krimit në Shqipëri gazeta shkruan "Mes Italisë e Shqipërisë ka një marrëveshje që lejon shkëmbimin e të burgosurëve. Por Shqipëria nga 2007-2008 ka kapur vetëm 89 shqiptarë ndërkohë që i ka vënë në dispozicion të autoriteteve italiane, dhe ka dërguar 72 persona në Itali. Në të njëjtën periudhë, Italia ka arrestuar 232 shqiptarë që gjendeshin në territorin italian, dhe ka ekstraduar 116 persona. Gazeta ironizon bashkëpunimin mes dy vendeve duke shkruar "Shpirti i bashkëpunimit mes dy vendeve kur bëhet fjalë për të kryer veprime të mira në masat për ekstradime, bëhet shumë i komplikuar". "Gazzeta del Mezzogiorno" nënvizon se nga hetimet e Gjykatës së Barit, rezulton se "Të superkëruarit nga policia italiane Artan Shabani, Eno Prifti, Haliv Fici, Skender Jusufi janë të lirë. "Superbosët janë të lirë", citon gazeta. Gazeta thekson se "Katër "bosët" që janë në qendër edhe të hetimeve të tjera, jetojnë të qetë në Shqipëri, ku mesa duket kanë investuar fitimet e trafiqeve të tyre në ekonominë ligjore". Sipas gazetës Gjykata e Barit po pret ekstradimin e të superkërkuarëve, por deri tashmë asgjë. "Gazzetta del Mezzogiorno" vë në dukje faktin se hetuesit vazhdojnë kërkimin që të nxjerrjin në dritë zotërit shqiptarë të drogës. "Me sa duket ka pasur një shkëmbim që është shoqëruar me një "rritje cilësie" të drogës . Trafikantët e vendit të shqiponjave konsiderohen shpërndarësit kryesorë të heroinës dhe kokaninës në Evropë. Në 10-të vitet e fundit, Deparamenti Italian i Antidrogës ka kryer dhjetëra operacione dhe kanë vënë në hetim më shumë se 400 persona", përfundon artikulli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›