Vendimi: Dalin pagat e reja sipas gradave në Polici
Vendimi i Qeverisë për shtesat e pagave të policëve u botua në Fletoren Zyrtare. Paga më e lartë në polici është 115 mijë lekë në muaj dhe që i takon Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së shtetit.
TIRANE- Hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për shtesat e pagave të policëve. Sipas vendimit nr.82, datë 27 janar 2009, të Këshillit të Ministrave, efektivët e rendit që përfitojnë do t’i marrin shtesat që prej 1 janarit 2009 e në vazhdim, deri në një vendim të dytë.
Shtesat e pagave janë përcaktuar në varësi të gradave që mban secili punonjës policie, vështirësisë dhe llojit të shërbimit që kryen. Paga më e lartë në polici është 115 mijë lekë në muaj dhe që i takon Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së shtetit. Një inspektor merr 48 mijë lekë në muaj ndërsa agjenti i thjeshtë do të paguhet 31 mijë lekë. Paga mujore e kryeinspektorit shkon në 54 mijë lekë në muaj, ndërsa e një inspektori, 46 mijë lekë.
Është parashikuar një rritje page dhe për efektivët që marrin pjesë në operacione të rëndësishme në luftën kundër krimit.
Ministria e Brendshme përpiloi një rregull për ndarjen e gradave, që më pas u miratua nga Këshilli i Ministrave. Oficerët e policisë i përfituan gradat në bazë të vjetërsisë së punës dhe funksionit që kanë pasur. Kështu, oficeri i policisë që kishte mbi 12 vite punë, mori gradën e drejtuesit. Për kohën e qëndrimit në gradë, secili punonjës policie përfiton shtesë për vjetërsi në punë, në masën 1 për qind, pas çdo viti pune. Kështu, mbi bazën e gradës u bë dhe shtesa në paga. Të gjithë efektivët e policisë që përfitojnë nga vendimi do të marrin tashmë shtesat.
(s.g/BalkanWeb)