E Diel, 1 Nëntor 2026

Fuere: Në Maqedoninuk ka skepticizëmpër BE-në

SHKUP- Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere theksoi sot se në Maqedoni nuk ka skepticizëm sa i përket integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. “Nuk mendoj se mbizotëron dyshimi. Gjithkund ndjehet mbështetja e madhe për në BE dhe dëshira për të qenë pjesë e kësaj familje. Nëse ka skepticizëm, atëherë ai prezantohet nga një pakicë e parëndësishme”, theksoi Fuere.

Ai ka theksuar se Qeveria duhet të bëjë më shumë përpjekje për të realizuar aspiratat e qytetarëve. “Andaj javën e kaluar dërgova një thirrje për dialog të fuqishëm politik dhe më të hapur, me qëllim që vendi të ofrohet në frymën e koncenzusit”, ka theksuar evroambasadori Fuere.

Lidhur me shpalljen e rezultateve të fundit të sekretariatit për çështje evropiane, sipas së cilëve 82 për qind e qytetarëve ruajtjen e emrit e konsiderojnë më të rëndësishëm se BE-në dhe NATO-n, ambasadori Fuere ka theksuar se ato nuk i përgjigjen hulumtimeve të kaluara, ku qytetarët kanë shprehur mbështetje të madhe për në BE.
(m.a/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›