E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranimi në Universitete me konkurs, MASH shpall datat

25-08-2012 / Gazeta 55

MASH njofton te gjithë ata kandidate që në formularin A2 kanë përzgjedhur programet e ciklit të parë të studimeve me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, për vitin akademik 2012-2013, për te cilat është parashikuar konkursi i pranimit, se duke filluar nga data 27 gusht 2012, fillojnë konkurset e pranimit ne institucionet publike të arsimit të lartë, te cilat do zhvillohen sipas këtij kalendari: Universiteti i Arteve, Tiranë, 27 Gusht – 1 Shtator 2012, universiteti i Sporteve të Tiranës, 29-31 Gusht 2012, universiteti "Luigj Gurakuqi", Shkodër, 27-29 Gusht 2012,u universiteti "Aleksandër Xhuvani", Elbasan, 27-29 Gusht 2012, universiteti Politeknik i Tiranës, për programet e studimit:
Arkitekturë dhe  Arkitekturë(Urbanist)  3-05 Shtator 2012
Universiteti "A. Moisiu” i Durrësit (FASTIP), Akademia e Arteve, Shkodër, 27 Gusht – 1 Shtator 2012. Kandidatet te cilët kane preferuar ne zgjedhjet e tyre, ne formularin A2, programet e Akademisë se Arteve Shkodër, njoftohen se konkursi për ta do te zhvillohet ne ambientet e Universitetit te Arteve ne Tirane. Përpara zhvillimit te konkurseve këshillohet qe te gjithë këta kandidate ti referohen udhëzimit   te ministrit te arsimit dhe Shkencës, nr.12 datë 20 korrik 2012 për zhvillimin e konkurseve të pranimit, tarifën e regjistrimit për  konkurrim në disa programe studimi të ciklit të parë me kohë të  plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë,  viti akademik 2012 – 2013.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›