E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranvera arabe dhe Siria

BASHKIM ZENELI

U mbush një vit nga fillimet e revoltave në vendet e Afrikës Veriore dhe të Lindjes së Mesme. Pas publikimeve më 7 dhjetor 2010 në WikiLeaks të kabllogrameve amerikane që lidheshin me korrupsionin në Tunizi, Presidenti Ben Ali më 14 janar dha dorëheqjen. Menjëherë nisën protestat në Egjipt dhe më 25 janar u zhvillua demonstrimi masiv i quajtur dita e revoltës. Presidenti i vendit, Mubarak, mbas protestave të shumta, më 11 shkurt dha dorëheqjen. Lëvizjet filluan dhe në Jemen dhe  më 2 shkurt, Presidenti i vendit, Saleh, deklaroi se nuk do të rikandidonte më në zgjedhje dhe se djali i tij nuk do ta pasonte atë. Saleh, mbas miratimit të një ligji që i siguron imunitet, u largua nga vendi. Nisën kështu demonstrimet masive edhe në Marok dhe disa ditë më pas protestat përfshinë Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore. Fundi i shkurtit është dhe fillimi i protestave masive dhe të dhunshme në Libi. Pranvera arabe, apo revolucionet arabe, sollën në disa vende përmbysjen e disa regjimeve diktatoriale, në Egjipt, Tunizi dhe Libi.
Në mjaft vende të tjera të shtyra nga këto lëvizje masive, veçanërisht kundër pushteteve të korruptuara, qeveritë u detyruan të nisin disa reforma. Me gjithë ngjashmëritë politike, kulturore, ekonomike apo edhe traditën qeverisëse, kushtet materiale të vendeve arabe janë shumë të ndryshme nga njëri vend të tjetri dhe skenat e tyre politike më shumë pasqyrojnë diferenca, sesa ngjashmëri. Në këto rrethana, një lëvizje për një sistem më demokratik është më lehtë për tu arritur në njërin, sesa në tjetrin vend. Dhe në këtë kontekst, natyrisht do mbajtur parasysh ndarja në linja sektare dhe etnike, të ndryshme në vende të ndryshme. Pa dashur të hyjmë në një analizë në zhvillimet e Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme, ajo që të bën përshtypje është Siria. Atje revoltat kanë nisur më 23 mars, mbas vrasjes së gjashtë qytetarëve nga forcat e sigurisë. Duke parë mundësinë e kalimit të situatës, por edhe atë që kishte nisur në rajon, Presidenti Asad, mbas një jave bëri ndryshime në qeveri dhe premtoi reforma, por që mbetën në letër, sepse për herë të parë në këto demonstrime, më 9 prill, forcat e ushtrisë vranë 22 veta. Ndërsa dhuna dhe vrasjet vazhdonin çdo ditë, më 9 maj BE vendosi sanksione ndaj Sirisë, përfshi dhe një embargo të armëve. Për të rikuperuar disi imazhin, në fund të majit Asad vendosi një amnisti për të burgosurit politikë, por shumë pak të burgosur u liruan, ndërkohë që arrestime të tjera vazhdonin në masë. Ai premtoi edhe lejimin e partive politike, por opozita, e paorganizuar, kërkoi që të hiqet nga Kushtetuta se Partia Baath është parti udhëheqëse e shoqërisë dhe shtetit. Shqetësimet diplomatike të Perëndimit për atë që po ndodhte në Siri, ndryshe nga vendet e tjera të përfshira në Pranverën arabe, vijuan hapa edhe në kuadrin e OKB-së. Por, më 5 tetor, Kina dhe Rusia vendosën veton për një rezolutë të KS të OKB-së. Vetëm në fillim të dhjetorit Siria pranoi një plan paqeje të propozuar nga Lidhja Arabe, për ti dhënë fund krizës, ndërkohë që akuzon Perëndimin për destabilizimin e vendit. Ky hap u përshëndet edhe nga sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun. Në këtë kuadër, Lidhja Arabe dërgoi për një muaj një mision vëzhguesish për të ndjekur nga afër zhvillimet nën drejtimin e gjeneralit sudanez, Al Dabi. Një komision i Lidhjes Arabe përgatiti për javën që kaloi një bilanc të parë të vëzhgimit. Dje Asadi kundërshtoi edhe përfundimet e misionit dhe në tërësi planin e paqes të ministrave të Jashtëm të Lidhjes Arabe. Kur numri i të vrarëve ka arritur në katër mijë veta, opozita arabe kërkon mision vëzhgimi nga OKB-ja, por zyrtarët e OKB-së kanë shprehur gatishmërinë thjesht për të mbështetur Lidhjen Arabe në misionin e saj të vëzhgimit, që dje u konsiderua i dështuar. Tashmë lufta civile në vend u ka marrë jetën shumë më tepër njerëzve se në atë të Libisë së Gedafit. Presidenti Asad nuk po tërhiqet nga kjo rrugë e dhunës dhe e vrasjeve, dhe vëllai i tij, Maher, është i angazhuar direkt në shtypjen e revoltave duke kontrolluar Gardën Presidenciale, Gardën e Republikës dhe Divizionin e Katërt të forcave të armatosura, që përbëhen në shumicë nga minoriteti Alawite, në krahasim me shumicën në vend, Suuni. Prej minoritetit Alawite vjen dhe Presidenti Asad.
Megjithatë, është raportuar për dezertime nga forcat e armatosura dhe në korrik është formuar formacioni ushtarak Ushtria e lirë siriane, që drejtohet nga gjenerali disident Riadh Assad e që ka në përbërje ka rreth 10 mijë ushtarë. Rezistencës masive popullore kundër regjimit, veçanërisht në disa qytete, i shtohet edhe situata përherë dhe më e vështirë ekonomike me të cilën po përballet sot Siria. Prodhimi i naftës përbën vetëm 1/4 e prodhimit të përgjithshëm bruto dhe rezervat e saj parashikohen, sipas parashikimeve të Bloomberg, të jenë vetëm për 18 vjet. Viti që lamë pas shënoi një rënie të madhe të turizmit në vend, që në vitin 2010 përbënte afër 18% të prodhimit të brendshëm dhe mbante të punësuar rreth 15% të forcës së aftë për punë. Situata në vend ka larguar dhe investimet e huaja, veçanërisht ato nga vendet e Gjirit. Ndërkohë, SHBA dhe BE, së bashku, kanë rritur në mënyrë të ndjeshme presionet ekonomike mbi regjimin e Asadit, me një numër sanksionesh që rriten. Që në gusht të vitit të kaluar, SHBA kanë vendosur sanksione që lidhen me importin e naftës nga Siria, e menjëherë kjo masë u mor mbas pak ditësh edhe nga BE-ja. Kjo e fundit është shumë e rëndësishme dhe efektive sepse 95% e naftës që eksportohet nga Siria shkon në vendet e Europës. Janë vendosur gjithashtu nga SHBA dhe BE sanksione ndaj Presidentit Asad dhe anëtarëve të kabinetit, duke mos lejuar largimin e tyre nga vendi.
Në këtë situatë shqetësuese, me pasoja dhe vdekjen e mijëra njerëzve, por edhe mundësinë e kalimit të krizës në vendet fqinje, Franca dhe Britania e Madhe punuan për një mocion nga Këshilli i Sigurimit, por kjo nuk u arrit në sajë të kundërshtisë së Kinës, Rusisë Indisë, Brazilit dhe Afrikës së Jugut, të cilat theksuan se një rezolutë e tillë e KS të OKB-së do ti hapte rrugën në të ardhmen një operacioni të mundshëm ushtarak kundër regjimit të Asadit, ashtu siç ndodhi me Libinë. Në kuadër të nismave diplomatike, mbas kësaj, vendet e BE-së, tashmë në bllok, përpunuan një draft të ri në të cilin thuhej se zgjidhja e vetme e krizës aktuale në Siri është vetëm nëpërmjet një procesi politik. Në atë version të draftit u bëhej thirrje të gjitha palëve të shmangin reprezaljet dhe të fillonin dialogun. Por, edhe ky draft i vendeve të BE-së nuk kaloi, me gjithë negociatat e shumta. E vetmja gjë ishte një deklaratë e Këshillit të Sigurimit, e bërë në fund të gushtit të kaluar, ku dënonte dhunimin e të drejtave të njeriut dhe përdorimin e forcës kundër civilëve nga autoritetet e Sirisë, duke u kërkuar nga ana tjetër palëve vetëpërmbajte dhe mos përdorim të dhunës e reprezaljeve, duke përfshirë edhe sulmet kundër institucioneve të shtetit. Mbas kësaj, zyra e komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut vendosi të ndërmarrë një hetim mbi abuzimet në Siri. Shtetet arabe, duke përfshirë dhe Jordaninë e Arabinë Saudite, votuan në favor të mocionit për të iniciuar hetime, por kundër, krahas të tjerëve, votuan Rusia dhe Kina. Deklarata e tetorit 2011 e OKB-së bënte fjalë për mbi 3 mijë të vrarë, midis tyre edhe 200 fëmijë. Deri në ditët e sotme, sipas raportimeve po të OKB-së, ky numër ka shkuar në rreth 4 mijë veta.
Kjo situatë shumë e tensionuar politike në Siri, me të gjitha pasojat e saj, krahas Perëndimit, i ka bërë të kujdesshëm veçanërisht fqinjët e Sirisë në rishikimin e marrëdhënieve midis tyre dhe mbështetja për regjimin e Asadit po bie me shpejtësi. Siria po humbet, normalisht aleatët e miqtë e saj. Politika për zero probleme me fqinjët e ka bërë ta shikojë ndryshe fqinjin e saj jugo

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›