“Pranvera”, në pranga 3 trafikues klandestinësh
Policia e Korçës ka organizuar një operacion të koduar “Pranvera”, ku janë arrestuar 3 persona të cilët do të transportonin ilegalisht drejt kufirit të Greqisë 5 shtetas mes të cilëve ndodheshin edhe dy të mitur.
KORÇË- Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e tre personave të cilët tentuan të kalonin ilegalisht pesë klandestinë mes të cilëve ndodheshin edhe dy të mitur, drejt kufirit të shtetit fshinjë Greqisë. Klandestinët ishin nga Tirana dhe Lushnja.
Pesë personat e arrestuar janë Ylli Palla, 47 vjeç, nga fshati Koshnicë i rrethit të Devollit, Florian Martaneshi, 25 vjeç me banim në Tiranë dhe Lule Hamzallari, 27 vjeç, me banim në Pogradec.Burime policore bëjnë të ditur se kalimi i klandestinëve drejt Greqisë bëhej kundrejt një shume prej 6 mijë eurosh.
Personat që do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme u kapën në banesën e shtetasit Ylli Palla, në fshatin Koshnicë. Gjithashtu, gjatë këtij operacioni policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej 700 euro si dhe mjetin tip Benz, me targë DV 1410 A, me të cilin shtetësja Lule Hamzallari, e përdorte për transportin e personave nga Pogradeci drejt Devollit. Bëhet e ditur se po vazhdohen hetimet për identifikimin dhe kapjen e pjesëtarëve të tjerë të këtij rrjeti trafiku. (a.r/ata/balkanweb)