Itali, pranga bandës, vidhinin makineri, i shisnin në Shqipëri
6 të arrestuar, 34 të dyshuar, 24 makineri pune të vjedhura, janë shifrat e operacionit të policisë italiane të koduar”Vlore”. Organizata Italo-rumuno-shqiptare vidhte makineri pune dhe i dërgonte në tregun e zi në Shqipëri dhe në Rumani.
TRIESTE – Gjashtë të arrestuar, 34 të dyshuar, të paktën 24 makineri të vjedhura, këto janë shifrat e operacionit të policisë italiane të koduar”Vlore”.
Hetimet kanë nisur në janar të vitit që shkoi, kur dy shtetas rumunë u kapën teksa tentonin të eksportonin në Slloveni, makina pune të vjedhura në Itali. Policia italiane filloi menjëherë hetimet, e ndihmuar edhe nga 27 mijë përgjime telefonike, të cilat janë konsideruar fondamentale për ecurinë e operacionit.
Organizata Italo-rumuno-shqiptare, e udhëhequr nga italiani Fabio Loda, vidhte makineri pune me vlerë 170 mijë euro secila për ti dërguar përmes detit apo tokës, në tregun e zi në Shqipëri dhe në Rumani ku shiteshin me gjysmë çmimi.
Deri në muajin mars, u zbuluan 24 makineri të vjedhura, 16 prej të cilave u sekuestruan dhe u rikthyen tek pronarët.
Të arrestuarit, vepronin në qytetet kryesore të Italisë si, Lombardi, Veneto, Trentino Alto Adige, Piemonte, Emilia Romagna, Liguaria, Toscana, Puglia e Friuli Venezia Giulia. (e.n/gazzetino/balkanweb)