LSI,Xhufi: Gërdeci nuk përballohet as me politikën e re
"Gërdeci nuk përballohet dhe nuk mund të përballohet as me politikën e vjetër, as me politikën e re të dashurisë”- deklaroi nënkryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi duke ju përgjigjur deklaratave të sotme të kreut të G99.
TIRANE- Një ditë pas mitingjeve, Lëvizja Socialiste për Integrim nëpërmjet nënkryetarit të kësaj force, Pëllumb Xhufi, ka replikuar në distancë me kreun e Lëvizjes “G99” Erjon Veliaj.
“Me qëndrimin ndaj krimit shtetëror të Gërdecit matet dhe integriteti i çdo force politike. Gërdeci nuk përballohet dhe nuk mund të përballohet as me politikën e vjetër, as me politikën e re të dashurisë”- tha Xhufi.
Më tej Xhufi tha se dita e djeshme nuk meritonte të ishte një ditë e heshtur, nuk meritonte të ishte një ditë dashurie, por meritonte të ishte një ditë proteste e zhurmshme me zë të lartë.
“Një protestë qytetare si ajo që organizuam në, kundër një qeverie e cila është e zhytur deri në fyt”, ka deklaruar Xhufi. (a.r/News24/Balkanweb)