E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, prej 3 muajsh nuk punon aparati i mamografisë

Aparatura e mamografisë e instaluar në poliklinikën e qytetit të Vlorës, ka mëse 3 muaj që ka dalë jashtë funksionit. Sipas një prej mjekëve radiologë, pranë kësaj poliklinike, ka raste të shumta që presin të ekzaminohen. 

VLORE- Kanë kaluar më shumë se tre muaj që aparatura e mamografisë në poliklinikën e Vlorës ka dalë jashtë funksionit. Janë të shumta gratë që vijnë për tu ekzaminuar, por edhe për tu informuar se kur do të rivihet në punë, por deri më tani duket se nuk ka asnjë dritë jeshile.
Pajisja ekzaminuese e mamografisë e vendosur në poliklinikën e qyteti të Vlorës është falas dhe që prej muajit nëntorë është jashtë funksionit. Duke bërë që shumë gra për shkaqe ekonomike të mos ekzaminohen diku tjetër për tumoret që mund të mbartin. Mjeku radiolog pohon se prej disa kohësh ai nuk ka kryer asnjë vizitë për shkak të bllokimit të kësaj aparature si dhe mungesës së filmave.
Gjithashtu mjeku radiolog shton se gjatë ekzaminimeve ka pasur me qindra raste të paraqitura, ai shton se kësaj pajisje për rifillimin e funksionimit i shërbejnë shumë pak gjëra për tju ardhur në ndihmë të gjitha grave në nevojë për diagnostikimin e kancerit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›