E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prapa propagandes se opozites ekziston mafia qe cenon voten e lire

17-11-2010 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha ne konferencen per integrimin e Ballkanit Perendimor ne Bruksel rikonfirmon gatishmerine per nje hetim parlamentar te zgjedhjeve te 28 qershorit ne respektim te Kodit Zgjedhor por edhe vendos kufijte pertej te cileve mazhoranca nuk ka tagrin te jape konsensuse

Ne konferencen e organizuar nga Partite Popullore Europiane ne Bruksel me teme integrimin e Ballkanit ne Bashkimin Europian kryeministri Sali Berisha u fokusua tek procesi integrues i Shqiperise por foli gjithashtu me shqetesim per qendrimin e opozites ndaj zgjedhjeve te 28 qershorit. Kryeministri solli ne vemendje te kesaj konference se zgjedhjet u vleresuan nga OSBE/ODIHR si me te mirat qe ka patur ndonjehere vendi se ato plotesuan shumicen e standardeve e se parregullsite nuk cenuan rezultatin.
Ne referimin e tij kryeministri tha se mazhoranca i ka bere opozites te gjitha ofertat qe lejon ligji per te arritur ne nje kompromis e se per kete deshmitare jane vete deputetet e parlamentit europian. Berisha foli me shqetesim per qendrimin e opozites ndaj zgjedhjeve te 28 qershorit tha se mazhoranca beri te gjitha kompromiset qe mundej dhe i dha opozites te gjitha ofertat qe lejon ligji per zgjidhjen e ngercit. Por theksoi se perballe ketyre ofertave ka nje aksion mafioz kunder votes se lire.
Une jam vene perballe nje situate krejtesisht te vecante. Zoti Daul Shqiperia zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare te cilat u cilesuan se permbushen pjesen me te madhe te standardeve themelore te OSBE-se. Nuk ka pasur asnje parregullsi dhe asnje prove per manipulim te rezultatit. Ka pasur disa probleme teknike ne procesin e numerimit por te cilat nuk kane ndikuar ne rezultatin perfundimtar. Si perfundim shefi i opozites para zgjedhjeve perfshiu ne statutin e Partise se tij nje nen sipas te cilit ai do te largohej ne rast te humbjes se zgjedhjeve por pas zgjedhjeve pasi nuk mori rezultatin e deshiruar ai e ndryshoi kete nen ne statutin e Partise sipas te cilit kryetari nuk jepte doreheqjen. Por ky eshte nje rast i paprecedent. Nga ana tjeter si fitues ne nuk kemi treguar revansh ndaj opozites. Si fitues jemi treguar te hapur ndaj saj. Per kete arsye une kam pranuar gjithcka qe mund te pranohet dhe ju zoti Daul jeni deshmitar per kete dhe une ju vleresoj se keni bere gjithcka per kete vend. Kur vij ne Bruksel nuk mund te rri pa thene dicka ka nje parim themelor nga i cili nuk mund te heq kurre dore ka nje aksion mafioz kunder votes por une dua tju siguroj se ne rast se ka nje mafia me te keqe ajo eshte mafia e votes se lire u shpreh kryeministri Berisha.
Kreu i ekzekutivit shqiptar garantoi perfaqesuesit e Brukselit se sdo reshte se punuari per voten e lire te qytetareve shqiptare.
Zoti President dhe miku im Daul une nuk do te pushoj kurre se punuari per voten e lire te qytetareve shqiptare qe sa here qe ata te votojne vota e tyre te jete e lire ashtu si vota e gjithe qytetareve te tjere europiane. Ju garantoj edhe njehere miqte e mi se nuk do te heq dore nga kjo gje sepse do te ishte nje gabim i tmerrshem nese nuk do te veproja keshtu tha kryeministri.
Ne konferencen e organizuar nga Partite popullore europiane me titull Ballkani ne zemer te Europes ku te ftuar ishin Kryetari i Grupit te Partive Popullore Europiane Joseph Daul Kryeministri i Maqedonise dhe Ministri i Jashtem i Kroacise kishte si objektiv theksimin dhe garantimin e integrimit europian te te gjithe rajonit te Europes Juglindore. Duke u ndalur te proceset e integrimit Berisha tha se qeveria e tij e sheh procesin te mbeshtetur krejtesisht mbi merita dhe performance. Sipas kryeministrit pas nje te kaluara te eger diktatoriale tashme Shqiperia eshte nje vend me dinamizem politik dhe ekonomik ndersa vijon e sigurte rrugen e afrimit me Bashkimin Evropian.
Ballkani eshte nje rajon qe ka krijuar ide te reja ne Europe te cilat mbeshteten teresisht mbi vlera. Per kete arsye vendi im dhe kombi e shef procesin e integrimit si nje proces te mbeshtetur krejtesisht mbi merita dhe performance. Europa vendet anetare te BE-se jane te lira dhe ato kane shfaqur ndaj vendit tim nje solidaritet te jashtezakonshem pavaresisht nga historia e gjate e saj. Nga ana tjeter vendi im ka filluar nga nje situate e paimagjinueshme ku diktatura e kishte zhytur vendin tim ne humneren e historise.
Tani Shqiperia eshte nje vend me nje dinamike te admirueshme nje vend ku respektohen te drejtat e njeriut nje vend me nje ekonomi tregu qe ashtu si ekonomia europiane i ka mbijetuar krizes ekonomike pa rene ne recesion kjo krize nuk eshte thjesht globale ajo eshte hiperglobale. Te gjitha ekonomite e vogla jane te denuara nga hiperglobalizmi. Shqiperia i mbijetoi krizes sepse ajo mbeshtetet mbi parime themelore shume solide. Per momentin Shqiperia ka barren fiskale me te ulet ka nje administrate me te vogel se fqinjet e saj dhe ka investuar sa dyfishi i vendit te dyte pas saj deklaroi me tej kryeministri Berisha.

Sivjet per Shqiperine nuk pati progres raport por nje opinion dhe keto jane dy gjera te ndryshme. Keshilli i BE-se nuk qe ne gjendje ti jepte Shqiperise statusin e vendit kandidat. Zoti Berisha a eshte e vetedijshme qeveria per demin qe i eshte shkaktuar marredhenieve te Shqiperise me BE-ne sepse kjo shkruhet vetem njehere ne historine e nje vendi
Zoteri marredheniet e Shqiperise me Komisionin Europian jane marredhenie te mbeshtetura mbi transparencen. Ne marrim shume seriozisht raportin. Meqenese ka nje proces qe eshte transparent madje me transparent qendrimi i qeverise ndaj opozites une nuk do te pranoja kurre ate qe nuk me takon. Cfare ka kerkuar opozita ajo ka kerkuar komision ne e kemi pranuar ajo ka kerkuar kryesimin e komisionit hetimor dhe ne kemi thene PO ajo ka kerkuar qe te hetohen te gjitha ceshtjet dhe ne kemi thene PO te gjitha ceshtjet me perjashtim te nje gjeje qe te mos hetohen politikisht vendimet e pushtetit gjyqesor sepse nuk mund te kete asnje force politike qe te kerkoje rishikimin e nje vendimi gjyqesor. Ndaj ne nuk kerkojme absolutisht asgje pervec vleresimit mbi bazen e performances. Sigurisht per ne shteti i se drejtes perben themelin e nje shoqerie te lire. Kjo ishte pergjigjja ime.

Zoti Berisha ju keni 6 vjet ne drejtimin e qeverise keni fituar mandatin e dyte. A mund te na thoni si shpjegohet qe si ne progres raportin ashtu edhe ne opinionin e fundit por pa u kufizuar vetem ne to qe korrupsioni cilesohet vazhdimisht si nje problematike e vecante per Shqiperine. Aty flitet edhe per pavaresine e gjyqesorit si dhe per kontrollin e medias ku une dua te ndalem e kam fjalen per median e kontrolluar nga ju dhe jo nga opozita. Si ndiheni kur degjoni keto
Fillimisht ne pergjigje te pyetjes per korrupsionin do te thoja se nese ka nje fushe ku qeveria shqiptare ka arritur nje sukses te vertete spektakolar kjo eshte lufta kunder korrupsionit. Fale ketij suksesi ky vend ka arritur te dyfishoje te ardhurat kombetare. Eumlshte vendi qe ka pakesuar shpenzimet operative qeveritare nga 3.2 ne 1.8 perqind. Lufta kunder korrupsionit ka krijuar mundesine per vendin tim qe te shtoje te ardhurat ne 6 miliarde dollare. Ne rast se i doni beni nje krahasim te ketyre te dhenave me qeverite e tjera. Ne rast se kater vjet me pare Shqiperia renditej nder 24 vendet me te korruptuara te botes vitin e kaluar nder 95 vende te krahasuara Shqiperia u cilesua si vendi i pare me 100 perqind te prokurimeve elektronike. Vitin e kaluar Shqiperia mori cmimin e OKB-se per transparencen. Ajo ka te informatizuar sherbimet e taksave doganave tatimeve pranimit ne universitete etj.. Ju nuk keni absolutisht idene mbi vendin tuaj dhe mua me vjen keq per kete. Lidhur me lirine e shtypit une besoj se pavaresisht nga problemet gjate ketij viti ka pasur nje permiresim te qarte dhe une nje i dashuruar pas librit mbetem gjithnje ne favor te lirise se shtypit. Kjo eshte e gjithcka dua te them per kete.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›