E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtem Haxhinasto pritet ne nje audience nga Shenjteria e Tij Papa Benedikti XVI

17-11-2010 / Gazeta 55

Kryediplomati shqiptar takon edhe sekretarin e shtetit te Vatikanit Monsinjor Dominique Mamberti


Ne kuader te vizites zyrtare qe po zhvillon ne Seline e Shenjte Ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto u prit sot me daten 17 nentor 2010 ne nje audience nga Ati i Shenjte Papa Benedikti i XVI-te. Ministri Haxhinasto i percolli Atit te Shente ndjenjat e thella te admirimit dhe respektit qe populli shqiptar ka per Pontifikatin e Tij dhe per kontributin e shkelqyer qe Ai jep ne shkalle universale ne drejtim te nxitjes se paqes dialogut mes kulturave e qyteterimeve dhe inkurajimit te metejshem te dinjitetit njerezor. Ministri Haxhinasto vuri ne pah harmonine dhe tolerancen fetare qe mbizoteron ne vendin tone ne marredheniet mes tri besimeve te ndryshme duke theksuar rendesine e inkurajimit te bashkebisedimit dhe mirekuptimit midis feve si pjese e dialogut mes qyteterimeve. Ministri Haxhinasto i paraqiti Atit te Shenjte ftesen per te vizituar Shqiperine.


Kryediplomati shqiptar takon edhe sekretarin e shtetit te Vatikanit Monsinjor Dominique Mamberti


Ministri i jashtem Edmond Haxhinasto i cili po zhvillon nje vizite dy ditore ne Seline e Shenjte ne Vatikan eshte takuar sot me sekretarin per Marredheniet me Shtetet Monsinjor Dominique Mamberti. Ne takim te dy personalitet kane vleresuar bashkepunimin mes Shqiperise dhe Vatikanit dhe kane rene dakort per nje bashkepunim me te ngushte njerezor dhe institucional te vendit tone me Seline e Shenjte si dhe forcimin e metejshem te marredhenieve dypaleshe ne fusha me interes te ndersjelle.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›