E Diel, 1 Nëntor 2026

Prapaskenat e Fest 64/ Kamela Islamaj rrëfen emocionet pas performancës me “Pa pretendime”

Në prapaskenat e Festivalit të Këngës 64, këngëtarja Kamela Islamaj ka ndarë emocionet e saj pas performancës me këngën “Pa pretendime”, duke treguar për kënaqësinë dhe lehtësinë që i solli bashkëpunimi në skenë me aktorin e humorit, Erblin Bajko.

“Ishte shumë bukur, jam kënaqur shumë. Më lehtësoi shumë edhe praninë e Erblin Bajkos, pasi nuk e kisha pjesën vetëm. Partneri im pati idenë që të na bënte të dy bashkë. Nëse do të donim, mund të merrnim balerinë, por unë doja ta bëja skenën me fani, që të hiqej pak serioziteti. U kënaqa shumë”, u shpreh Kamela.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›