E Diel, 1 Nëntor 2026

THREEX improvizon në prapaskenat e Fest 64, performancë energjike para ngjitjes në skenë

Emocionet në Festivalin e Këngës në RTSH ndihen jo vetëm në skenën kryesore, por edhe në prapaskenë. Tri motrat e grupit THREEX u panë duke performuar pak çaste para daljes së tyre në skenë, duke improvizuar në “skenën” e vogël të ngritur në backstage për Fest 64.

Artistet sollën një cover të grupit të njohur Destiny’s Child, duke krijuar një moment spontan dhe energjik, që shërbeu edhe si ngrohje para performancës zyrtare.

“Kemi emocione, pyesim veten si do të dalim dhe nëse do të japim më të mirën tonë. Por duam të fokusohemi te gjërat pozitive”, u shprehën ato.

Grupi THREEX konkurron këtë vit në Festivalin e Këngës me këngën “Vite”, duke sjellë në skenë energji, harmoni vokale dhe një frymë bashkëkohore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›