E Shtunë, 31 Tetor 2026

Preç Zogaj: “Gjallë unë pashë”

• Një tjetër libër, pas “Kufirit”, vjen sërish për lexuesit shqiptarë nga autori dhe poeti Preç Zogaj.Titullohet “Gjallë unë pashë” është një botim i ri, i promovuar mbrëmjen e djeshme në ambientet e Teatrit të Operës dhe Baletit, mes miqsh e dashamirës të librit dhe njerëz të politikës. Libri me poezi i autorit, i botuar nga shtëpia botuese “Dita 2000”, përmban një pjesë të mirë të krijimtarisë së tij, realizuar vitet e fundit. Kjo vepër vjen pas botimit të romanit “Kufiri” të prezantuar pak muaj më parë në ambientet e hotel “Tirana International”, ndërsa në fillimet e krijimtarisë së tij deputeti Preç Zogaj është prezantuar më tepër me vëllimin poetik si “E pakryer”, “Qielli i gjithkujt”, “Kalimi”, “Para erës së re”. Nga përvoja e tij si publicist dhe politikan i njohur, kanë dalë më pas në dritën e botimit gjashtë vëllime eseistike si “Rënia e zgjedhjeve”, “Vera e përjetshme”, “Lufta jocivile”, “Nga hiri”, “Finalja” etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›