E Diel, 1 Nëntor 2026

Të flesh me dikë që gërhet, dëmton shëndetin

• Lajme të këqija për ata që flenë pranë personave që gërhasin:Mesa duket zhurma e bezdisshme, jo vetëm dëmton gjumin, por shkakton dhe një ndjeshmëri të lartë të presionit të gjakut duke lehtësuar shfaqjen e sëmundjeve të tilla si: infarkti, bllok renal dhe demence. Të paktën kështu pretendojnë një grup shkencëtarësh londinezë të “University College” dhe “Imperial College”, studimi i të cilëve është publikuar në numrin e fundit të “European Heart Journal”. Sipas autorëve të studimit, gjatë natës organizmi i njeriut nuk i përballon dot gërhimat, zhurma e të cilës paskan të njëjtin decibel me të një treni që kalon poshtë shtëpisë. Në studimi janë analizuar rastet e 140 kavieve që jetonin në zonën pranë aeroportit londinez të “Heathrow”. Gjatë eksperimenteve u vu re se sa më shumë shtoheshin decibelët, aq më shumë rritej presioni i gjakut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›