Surpriza, Skënderbeu thyen Partizanin në Korçë
• Partizani kishte fituar dy herë gjatë këtij sezoni me Skënderbeun, por në ballafaqimin e parë të Kupës së Shqipërisë, fitoi skuadra korçare me rezultatin e ngushtë 1-0.Golin e vetëm të takimit e realizoi Çipi në minutën e 8-të. Sulmuesi kroat Pero Pejiç gjen golin e parë për vitin 2008 në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë kundër Apolonisë. Golashënuesi më i mirë i Dinamos (13 gola) realizoi në minutën 41-të. Dinamo fitoi 1-0. Ilir Qorri me dy golat e tij ishte heroi i supersfidës së prefekturës së Elbasanit, Shkumbini-Elbasani 2-0. Qorri shënoi golin e parë nga një goditje dënimi në minutën e 53-të. Në të 60’, Stojku, një tjetër elbasanas, fitoi penallti dhe Qorri ishte i suksesshëm. Teuta, 3-herë fituese e Kupës së Shqipërisë, reflektoi formën e saj jo të mirë në fushën e vështirë të Turbinës, ku barazoi 0-0. Oriad Beqiri dhe Oriand Abazaj regjistruan emrat e tyre ne barazimin 1-1 në Vlorë në takimin Flamurtari-Kastrioti. Luftëtari gjeti forcën për të barazuar me fituesen në fuqi të Kupës së Shqipërisë, Besën e Kavajës 1-1. Progni shënoi në minutën e 14-të, ndërsa golin e barazimit nga ana e Luftëtarit e shënoi Brahimi në minutën 48-të. Një gol i kosovarit Ilir Nallbanit dy minuta përpara përfundimit të pjesës së parë në të 43’ i siguroi i Vllaznisë një fitore 1-0 në transfertë ndaj Besëlidhjes. Kashari i Laçit e “torturoi” jo pak trajnerin e Tiranës, Sulejman Mema realizoi një gol të shpejtë në minutën e 9-të. 13-herë fituesve të Kupës së Shqipërisë, iu desh një pjesë e tërë loje, për të vendosur ekuilibrat në fushë falë golit të Daniel Xhafajt.