Shqipëria ngjitet shtatë vende
• Edhe pa zhvilluar qoftë dhe një minutë lojë për vitin 2008, - duke mos përfshirë testin me Kombëtares B me Kazaskin të Kazakistanit - Shqipëria falë edhe përllogarijeve tëndeshjeve të ekipeve të tjera në botë, është ngitur në vendin e 73-të në renditjen e përmuajshme të FIFA-s, ose shtatë vende më lart në raport me muajin janar 2008, duke përfituar edhe një bonus prej 14 pikësh. Kombëtarja kuqezi bëri edhe kapërcimin më të madh në renditje në raport me kundërshtarët e Grupit 1 eliminator të Zonës Europiane në Kampionatin Botëror “Afrika e Jugut 2010”. Vetëm dy ekipe kanë shenjën “Up” (+): Shqipëria u ngjit shtatë vende në raport me një muaj më parë, kur në janar ishim në vendin e 80-të. Malta, kundërshtari ynë më i lehtë, është ngjitur gjithashtu 2 vende dhe tani ndodhet në pozicionin e 134-t nga 205 federata që liston FIFA.