Precedentët, dhunimi i mjekëve në të gjitha qytetet
Kërkesa e hershme, roje nëpër urgjenca. Refuzimi i të gjithë ministrave për policë nëpër spitale
Laureta Rryçi
Ngjarja e djeshme, ku u dhunua mjeku, nuk ishte e para për vendin tonë. Të paktën pas viteve ’90 raste të tilla nuk konsiderohen më si sporadike dhe kanë ndodhur pothuajse në të gjitha qytetet e vendit. Gazeta “Albania” sjell në numrin e sotëm disa prej precedentëve të kësaj natyre ku është kërcënuar jeta e bluzave të bardha. Gjatë trazirave të ’97-s, ndërsa gjithçka në vend mori tatëpjetën, nuk mbetën pa u dhunuar edhe mjekët, të cilët ditë e net iu deshën të kurojnë qindra të plagosur. Ngjarja ndodhi në Spitalin e Tepelenës. Një kirurg u godit nga një i afërm i pacientit. Për fat të mirë mjeku nuk rrezikoi jetën. Precedentët vijnë e shtohen më shumë në vitet e fundit. Kryesisht ato kanë ndodhur në Shkodër, Durrës, Burrel dhe Tiranë.
Mbrojtja
Shpeshherë siguria e mjekëve është vënë në rrezik gjatë orarit të punës. Kjo vjen pasi në përpjekje të shpëtimit të jetës së pacientëve ndodh që disa prej tyre të mos e kalojnë më pragun e spitalit. Ndërsa familjarët fajësojnë mjekët për humbjen e të afërmve të tyre. Siguria në spitale nuk mund të pretendohet se është perfekte. Në çdo hyrje të pavijoneve ka nga një polic privat. Ndërkohë që polici duhet të lejojë hyrjen e familjarëve në orare të caktuara dhe të kontrollojë nëse janë të pajisur me një dokument identifikimi. Por një gjë e tillë nuk ndodh. Qytetarët kryejnë vizita në çdo orë të ditës dhe natës dhe askush nuk futet në spitale duke treguar dokumentin e identifikimit. Ndërkohë që kriteret dhe oraret për vizitat janë të afishuara në çdo pavijon dhe në çdo hyrje. Kjo bëhet shkak për të krijuar situata të tilla, madje dhe më të rënda në çdo kohë.
Kërkesa
Mjekët prej kohësh e kanë ngritur zërin se u mungojnë të gjitha elementet e sigurisë. Fillimisht ata patën kërkuar policë në të gjitha urgjencat, mirëpo ministrat e refuzuan këtë kërkesë. Një prej tyre ishte dhe ish-ministri Maksim Cikuli, që vinte po nga bluzat e bardha. Pas ngjarjes së djeshme ata kanë reaguar sërish.
Mjekët
Mjekët janë traumatizuar nga kjo ngjarje, duke theksuar se jeta e tyre është vazhdimisht në rrezik. Sipas tyre, ngjarje të tilla kanë qenë të shpeshta, pavarësisht se nuk kanë degraduar deri këtu. Sipas tyre, shteti duhet t’u japë më shumë siguri në punën që bëjnë. Shefi i Shërbimit të Kardiologjisë, Spiro Qirko, deklaroi se plagosja e kolegut të tyre ka bërë që të duket edhe njëherë pasiguria që ekziston te bluzat e bardha. Sipas tij, raste të tilla janë të shpeshta në QSUT, ndërsa mjekët janë përpjekur të vetëmbrohen dhe t’i zmbrapsin situatat konfliktuale. Sipas mjekëve, kërcënime të tilla, tepër të rrezikshme, kanë ndodhur vetëm në vitin 1997, ku ligji nuk vepronte. Ndërsa tani e kanë quajtur një situatë tepër të rëndë dhe që shpeshherë ndihen të gjithë të rrezikuar nga situata të tilla që mund të ndodhin. Një akt i tillë është dënuar edhe nga sindikata e bluzave të bardha, ku kryetari i kësaj sindikate, Minella Mano, u shpreh se mjekët duhet të mbrohen nga shteti sepse ata janë njerëzit që shpëtojnë jetë.
Precedentët
Vitit 2002
Një histori tjetër është akoma edhe më tragjike. Është fjala për Kadri Culajn, mjek pediatër, i cili ka gjashtë vjet që është paralizuar, jeton në një karrocë me rrota. Një natë Kadriut i sjellin në spital një paciente në gjendje shumë të rëndë, e cila nuk arrin t’u shpëtojë kthetrave të vdekjes. Të shqetësuar, njerëzit e saj bëjnë fajtor mjekun dhe e rrahin në një mënyrë barbare, sa e lënë të paralizuar. Ai nuk ka tentuar të hakmerret, se priste që shteti të vepronte, pavarësisht se vëllezërit e tij janë përpjekur disa herë. Ai nuk e ushtron më profesionin. Dita e tij është në krevat dhe në karrocë, pasi, në të njëjtën kohë, ai ka pasur dy pasoja: është i paralizuar dhe i verbër, ndaj dhe nuk lexon dot.
Janar 2006
Keqtrajtohet pediatri Bashkim Neza
Bashkim Neza është mjeku pediatër i keqtrajtuar në orarin e punës. Dhunuesi ka dërguar fëmijën e tij, një vjeç, në Pediatri për ta vizuar. Ai nuk ka preferuar jo vetëm të qëndrojë në radhë, njëkohësisht me prindërit e tjerë, të cilët ishin mbrapa derës, por është futur me forcë duke qëlluar mjekun specialist. Për këtë rast janë shqetësuar të gjithë kolegët e tjerë, të cilët i kanë kërkuar Drejtorisë së Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” të marrë masa sigurie. Sipas pediatrit Gurgash Cerga, kjo situatë nuk ishte e para. Në atë pavijon nuk kishte asnjë roje dhe asnjë masë sigurie. Sipas Cergës, kolegu i tij i keqtrajtuar, Bashkim Neza, ka dy ditë që nuk del në punë, pasi është tronditur rëndë psikologjikisht. Mjekët kërkuan që shteti të merrte të gjitha masat për këtë rast të rëndë abuziv dhe të vendosin roje sigurie pranë çdo urgjence, pavijoni mjekësorë apo spitali.
Burrel, janar 2008
Burrel, 4 të rinj dhunuan mjekun për vonesë në vënien e serumit
Dhunimi i jetës së mjekëve po bëhet një fenomen i përsëritshëm. Vetëm një muaj më parë një rast i ngjashëm ndodhi në Spitalin e Burrelit, ku 4 të rinj dhunuan mjekun. Kjo pasi personeli mjekësor është vonuar për të vënë shishen e serumin tek i sëmuri, gjë që ka irrituar të afërmit të tij. Më pas ata kanë shpërthyer me dhunë ndaj mjekëve si dhe kanë shkatërruar disa nga pajisjet e Spitalit të Burrelit. Burimet zyrtare bënë të ditur se ishte rrahur keq kirurgu i Spitalit të Burrelit, Hasan Ceni dhe shoferi i ambulancës së këtij spitali, Arsen Duka. Për disa minuta familjarët kanë bërë luftë me personelin në mjediset e katit të dytë të spitalit, por një telefonatë e bërë në komisariatin e qytetit ka bërë që të mbyllet konflikti dhe të ndalohen agresorët. Shkaku ka qenë se dy persona të alkoolizuar janë paraqitur në spital dhe kanë kërkuar nga mjekët që të marrin në mënyrë urgjente serume, pasi ndodheshin në gjendje të rëndë. Por duket se vonesa në ofrimin e shërbimit ndaj tyre ka tensionuar situatën. Ata kanë filluar që të përleshjen me mjekët, duke i qëlluar me grushte dhe sende të tjera të forta. Më pas, dy të rinjve u janë bashkuar edhe dy persona të tjerë që rezultojnë të jenë shokët e të tyre.
18 dhjetor 2006, Kardiologjia
Selami Shkurti, mjeku i Urgjencës së Kardiologjisë, është keqtrajtuar nga një pacient, i cili kishte konsumuar pije alkoolike të tepërt dhe duhej të merrte serum. Ai është goditur me shqelma.
7 qershor 2006, Pediatria
Një tjetër incident ka ndodhur në Pediatri. Mjeku i rojës, Aurel Vula, është keqtrajtuar nga dy djem adoleshentë, të cilët kanë patur motrën e vogël të shtruar në spital. Ata kanë patur me vete edhe armë të ftohta.
12 prill 2006, Infektivi
Mjeku roje, Artan Koçi, ka rënë pre e sulmeve të pacientëve. Ai ka qenë duke vizituar njërin prej tyre në kohën kur një burrë rreth të 40-ave, i cili kishte shqetësime me stomakun, e ka goditur mjekun me grushte në të fytyrë. Rasti është denoncuar edhe në polici.
12 Prill 2008