“TOÇILA-FASHION”, provokim romantik në Muzeun Kombëtar
Sot nis Java e Modës së Tiranës me sfilatën e Merita Toçilës.
Petrika GROSI
Stilistja Merita Toçila do të prezantohet pasditen e sotme para publikut shqiptar e të huaj në kryeqytet me sfilatën e saj “Vjeshtë-dimër ’08-‘09”. Kjo sfilatë është e para në Javën e Modës së Tiranës, e cila do të pasohet edhe nga sfilata të tjera që do të zhvillohen në pasarelën e improvizuar në Muzeun Historik Kombëtar. Sot në orën 19.00, modelet do të sfilojnë me 30 veshje të ndryshme të performuara artistikisht, provokuese, klasike e njëherësh romantike, që mbajnë firmën “TOÇILA-FASHION”. Artistja ofron kësaj here krijime tepër të guximshme mbrëmjeje të vajzës-grua. Modelet janë menduar që të vinë duke e rrethuar trupin e femrës me fluiditet pëlhurash dhe lulesh, si dhe transparencë e tendencë joshëse. Stilistja sqaron se veshjet nuk janë për përdorim të përditshëm, pasi i përkasin më tepër botës së spektaklit dhe avangardës. E gjitha mund të mbajë vetëm një emër, performancë e lartë e artit të modës. Sfilata nuk do të jetë si sfilatat e tjera që jemi mësuar të shohim deri tani në Tiranë. Stilistja tenton të dalë jashtë kornizave të përcaktuara duke sjellë një shkrirje të artit të modës me artet e tjera. Është menduar që modelet të sfilojnë mbi pasarelë duke u shoqëruar nga vargje lirike të disa autorëve si dhe nga muzikë live në skenë. Toçila thotë se “Modelet do të shfaqen para publikut si bocat kur çel trëndafili dhe do të ngushtohet kontakti model-publik. Gjithçka do të vihet në shërbim të funksionit së përcjelljes të konceptit të performancës duke nisur nga ndriçimi, muzika, plateja e deri te vendet ku do të ulet spektatori”. Në fund të sfilatës do të prezantohet një model-imazh, i cili zbulohet paksa edhe në intervistën që gazeta “Albania” ka bërë me stilisten.
Si erdhi kjo sfilatë për Merita Toçilën dhe cili është qëllimi i saj?
Pas dy sfilatave personale të realizuara më parë, erdhi koha të bëj prezantimin e radhës, me koleksionin “Vjeshtë-dimër 2008-2009”. Paleta që kam përdorur në këtë koleksion është e larmishme, por mbizotërojnë e bardha, e kuqja dhe e zeza.
Janë modelime të realizuara në material mëndafshi, një pjesë e mirë e tyre përsa i përket prerjeve, jo gjithmonë respektohet silueta trupore për të sjellë një tjetër interpretim.
Cila do të jetë “arma” juaj në këtë sfilatë dhe si do ta përkufizonit tendencen apo performancën me të cilën do të paraqiteni?
Për mua, një sfilatë nuk duhet të mbetet thjesht një parakalim veshjesh. Jam artiste dhe duhet të shpreh diçka më tepër, më pëlqen të ketë mesazhin brenda çdo gjë që unë krijoj. Po të shikojmë sfilatat që organizohen sot në botë, ato janë performanca të vërteta artistike. Pikërisht këtë jam përpjekur të sjell edhe unë para publikut në Tiranë. Kam menduar të ndërthurr artin e veshjes dhe të fjales, siç është poezia, pra shoqërimi i sfilimit të vajzave në pasarelë të bëhet me poezi. Do të jetë diçka e veçantë dhe shumë origjinale. Pjesa e fundit e koleksionit janë veshjet “ujore”, duke prezantuar një “femër-Zanë”, një bukuri transparente...
Në sfilatën tuaj do të kishte edhe meshkuj. Ç'mund të thoni për veshjet e tyre?
Me shumë dëshirë do t’i kisha futur edhe meshkujt por për fat të keq koha e përgatitjes nuk më mjaftoi. Tashmë, me këtë koleksion sjell vetëm figurën femërore që prezantova më lart.
A nuk ju duket sikur meshkujt shpesh neglizhohen prej modës në krahasim me femrat?
Unë konceptova një koleksion ku femra e ditëve të sotme, e sigurt në vetvete, intelektuale, papritur preket nga romantizmi i së kaluarës dhe rikthehet në të shkuarën, në prejardhjen e saj, te Eva, Venera, apo te e Bukura e Dheut siç njihet në folklorin tonë. Dhe mendova se si mund ta prezantohej sot një figurë femërore të shekullit XXI, me mentalitetin dhe vulën e kësaj kohe, pasi duhej të kthehesha në krijimin e botës, kur çdo gjë ishte e brishtë e naive. Desha të bëj një përzierje të tillë dhe nuk doja ta prekja këtë koncept duke e ngarkur me elementë të tjerë. Për të përmbysur këtë konkluzion, unë koleksionin e ardhshëm do përgatis vetëm veshje për meshkuj. Në fakt po, janë neglizhuar djemtë, jo se ata nuk janë ndjekës të modës, apo janë më pak të rëndësishëm se femrat, absolutisht jo, por besoj se krijuesit ndihem më të lirshëm kur modelojnë veshje femërore, sepse ajo ndër vite ka ardhur më e çliruar se veshja mashkullore, edhe pse kohët e fundit vihet re një tendencë evoluimi te veshja mashkullore, që për fat të keq, pak ka ndryshuar qysh nga fundshekulli i XVIII dhe fillimshekulli XIX, kur u përdorën pantallonat që mbahen sot, xhaketat dhe kasketat.
Sa vështirë është të përballosh tregun shqiptar për një stiliste të re, ndonëse e afimuar vitet e fundit siç jeni ju?
Eshtë e vështirë sepse një sfilatë te ne mbetet në kuadrin e një shfaqjeje artistike, apo një prezantimi të një krijuesi, ndërkohë që në vendet e tjera këto krijime blihen nga fabrikantë dhe hidhen në prodhim industrial. Mund të thuash që bën modë kur ajo zbret në rrugë dhe e sheh te një masë e madhe njerëzish. Veshja “haute couture” është diçka tjetër. Ajo nuk të lejon të krijosh për të gjithë pasi është tepër e kushtueshme, është avangardë dhe i përket një pjese të caktuar të shoqërisë. Megjithatë, ndonëse e vështirë, ka përherë dritare nga ku mund të gjesh hapësirat e nevojshme edhe me këtë treg kaotik që ekziston në Shqipëri. Unë e kam gjetur. Dhe sfilatat kanë qenë shumë rezultative përsa i përket afirmimit të markës sime “TOÇILA-FASHION”.
12 Prill 2008