E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania i kërkon Daçiqit implementimin e Marrëveshjeve

Kryeministri i sapozgjedhur serb, Ivica Daçiq ka zhvilluar një vizitë në Gjermani, me ç’rast është biseduar edhe për Kosovën.

Daçiq ka lënë të nënkuptohet se Gjermania ia ka bërë të qartë edhe një herë Serbisë, se rruga e saj drejt Bashkimit Evropian, varet nga implementimi i marrëveshjeve të arritura mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

“Sa u përket çështjeve të përgjithshme rreth progresit tonë për në Bashkimin Evropian, kjo nënkupton se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë ai, transmetojnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Daçiq ka thënë se Serbia ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë për rrugën e Serbisë drejt BE-së.

Ai ka thënë se u ka premtuar zyrtarëve të lartë gjermanë, se Serbia do të jetë një faktor paqeje dhe stabilitetit në rajon.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›