Gjermania do t’i kërkoj Daçiqit të përmbush kushtet për Kosovën

Siç njoftojnë mediat serbe, Daçiq ka qëllim të njoftojë drejtuesit e shtetit gjerman me programin dhe qëllimet e kabineti të tij qeveritar.
“Kjo ka rëndësi të madhe që ta bëj”, ka thënë ai para nisjes, ndërsa ka theksuar se “Gjermani ka një rol shumë të madh dhe të rëndësishëm brenda Bashkimit Evropian”.
Daçiq ka njoftuar se me 26 korrik do të ketë takime edhe me shefen e BE-së Ketrin Eshton, ndërsa ka paralajmëruar se të njëjtën datë do të përfundojë dhe procesi i formimit të qeverisë serbe.
Gjermania është në mesin e vendeve kryesore të BE-së që ka kërkuar nga Qeveri serbe të përmirësojë raporte fqinjësore me Kosovës.
Derisa emra të njohur të euro-parlamentarëve gjermanë si Doris Pack, Bernd Posellt etj, kanë kritikuar në vazhdimësi me tone të ashpra politikën zyrtare të Serbisë në raport me Kosovën, veçanërisht me veriun e Kosovës, kancelaria Merkel nga Serbia kishte kërkuar shpërbërjen e strukturave paralele në veri.
Vet mandatari ri i qeverisë së Serbisë, Daçiq është i njohur me kërkesat e qeverisë gjermane pasi ka qenë pjesë e qeverisë në cilësinë e Ministrit të Brendshëm, kur kancelaria Merkel i ka shtruar këto kërkesa.
Sipas njohësve të politikës së jashtme gjermane, drejtuesit e shtetit gjerman të njëjtat kërkesa do t’ia përsërisin mandatarit Daçiq edhe kësaj radhe, duke i bërë me dije se shpërbëja e strukturave paralele në veri, respektimi dhe përmbushja e marrëveshjeve të nënshkruar në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian si dhe përmirësimi i marrëdhënieve fqinjësore me Kosovës, do të jenë kushte që Serbia të marrë datën e fillimit për anëtarësim në bashkimin Evropian. /rtk/