Prefekti Alizoti Fadromat ndertimeve pa leje
Gjirit i Lalezit i ndodhur vetem 15 km larg Durresit me bukurine perrallore te tij por edhe zona tjeter ngjitur ajo e Shen Pjetrit po mbushen me ndertime pa leje. Ne takimin e perjavshem qe Prefekti i Qarkut Genci Alizoti zhvilloi me drejtorite dhe strukturat vartese si dhe me Inspektoratin Ndertimor ka deklaruar prerazi se ne Gjirin e Lalezit beni gati fadromat do te rrafshohen te gjitha objektet pa leje. Ne kete takim Prefekti Alizoti ka urdheruar kreun e INK Skender Konin dhe kreu i Sherbimit Pyjor te nisin punen urgjente bashke me kreun e Komunes Ishem per evidentimin e numrit te ndertimeve qe po kryhen ne kete zone si dhe prerjen e vendimeve per prishjen e tyre deri ne 25 dhjetor 2011. Alizoti tha se Gjiri i Lalezit eshte nje prej zonave elitare te pushuesve qe mberrijne ne Durres ndoshta e fundit e cila ka mbetur e paprekur nga ndertimet shumekateshe por qe gjate ketij viti po vihet re lulezimi i ndertimeve pa leje gje e cila eshte e pa tolerueshme nga drejtuesit e pushtetit lokal dhe strukturave pergjegjese. Sipas statistikave te para rezultojne mbi 35 ndertime pa leje te bera ne pyllin me pisha apo ne breg te detit ndertime te cilat kane zaptuar siperfaqe te medha toke atje. Urdhri Prefektit Alizoti ka qene i prere per Inspektoratin Ndertimor ndaj ai ka kerkuar qe te gjitha ndertimet pa leje te bera ne plazhin e Gjirit te Lalezit te prishen para mbylljes se vitit 2011. Alizoti tha se qysh ne muajin janar 2012 duhet te marrim masa per sezonin turistik dhe jo te prishim ndertime qe do ta demtonin rende imazhin per turistet e huaj dhe pushuesit vendas Gjiri i Lalezit eshte i vetmi ne Qarkun e Durresit qe deri tani u kish shpetuar ndertuesve. Te pa shqetesuar nga askush disa persona kane zene hapesira dhe po ndertojne pa leje ne te gjithe bregdetin e Durresit por edhe ne zonat turistike te komunave te tjera si ne Gjirin e Lalezit. Nga te dhenat e drejtorise se Sherbimit Pyjor ne Qarkun e Durresit mesohet se jane mbi 50 ndertime abuzive ne zonat turistike prane reres dhe ne pyjet me pisha te cilat gjenden ne bregdet. Nga te dhenat mesohet se vija bregdetare e Durresit prej 68 km eshte edhe pjesa me e lakmuar nga te gjitha llojet e bizneseve duke perfshire edhe ate ilegal qe lulezon kryesisht ne periudhen e sezonit turistik veror. Zona e Gjirit te Lalezit ne Durres eshte nje prej me atraktivet sot ne Shqiperi - tha Alizoti.