Bashkia shperblen nxenesit me te mire te qytetit
Bashkia e Durresit ne vazhden e projekteve te saj ne sherbim te qytetit dhe banoreve te Durresit ka vazhduar qe te stimuloje edhe nxenesit me te mire te qytetit sepse ne kete menyre kjo bashki investon per te ardhmen e qytetit. Ne zbatim te projektit Investojme sot per nje te ardhme te sigurt neser eshte kryer nga Bashkia e Durresit shperblimi i nxenesve me rezultate te shkelqyera ne mesime dhe aktivitete te ndryshme me nje fond prej 1.5 milione lekesh te rinj gje qe eshte kthyer tashme ne tradite te pervitshme nga ana e kesaj bashkie. Megjithese eshte viti i gjashte ky nuk do te jete i vetmi projekt pasi Bashkia e Durresit do te vazhdoje me projekte te tilla edhe ne te ardhmen pasi ato i sherbejne te gjithe qytetit dhe qytetareve te Durresit. Ne ceremonine e zhvilluar ne sallen e keshillit bashkiak merrte pjese kryetari i Bashkise se Durresit Vangjush Dako drejtues te DAR etj. Ne kete ceremoni jane shperblyer 54 nxenes 21 nxenes nga shkollat 9-vjecare 21 maturante 11 nxenes qe kane fituar olimpiada kombetare e nderkombetare dhe nje nxenese pjesemarrese ne lojerat boterore olimpike speciale. Nxenesit jane shperblyer me nje shume qe varion ne baze te rezultateve nga 15 mije leke te rinj nxenesit e shkollave 9 vjecare 25 mije deri ne 40 mije leke fituesit e olimpiadave dhe 35 mije deri ne 45 mije leke maturantet. Pervec shperblimit material ne ceremonine qe eshte zhvilluar ne sallen e Keshillit Bashkiak ju dha atyre edhe nje certifikate E ardhmja e Qytetit nga ana e Kryetarit te Bashkise Vangjush Dako. Ne fjalen e tij pershendetese kryetari i bashkise se Durresit Vangjush Dako deklaroi se Bashkia e Durresit do te jete gjithmone prane nxenesve dhe do ti stimuloje ata ne pervetesimin sa me te mire te dijeve dhe venien e tyre ne zbatim te se ardhmes evropiane te qytetit tone Sot po iu shprehim mirenjohje te gjithe nxenesve qe me pune kane deshmuar se ne qytetin tone mesohet e punohet se ketu ka vlera dhe suksese te cilat nuk jane te rastesishme por jane rezultat i punes dhe angazhimit te nxenesve te mesimdhenesve te prinderve dhe i perkrahjes qe ne ju kemi dhene e do te vazhdojme tu japim si nje stimul qe tu nxise me shume ne punen tuaj. Ju jeni nder qytetaret me te mire te Durresit ju jeni krenaria jo vetem e prinderve tuaj jo vetem e shkolles tuaj por edhe e gjithe qytetit. Bashkia e Durresit i gjithe komuniteti yne mund dhe duhet te beje akoma me shume per ju dhe jemi ketu sot per te folur per ate qe mund te bejme ne vijim te vleresimit tuaj por edhe per ta kthyer shembullin e secilit prej jush ne nje shembull qe nuk mbetet thjesht brenda mureve te klases por te kthehet ne nje shembull per te gjithe brezin tuaj ne nje shembull per te gjithe komunitetin. Ne e kemi prioritet krijimin e kushteve sa me te mira per shkollimin tuaj. Bashkia e Durresit do te vazhdoje me projekte te tilla edhe ne te ardhmen pasi keto projekte i sherbejne te gjithe qytetit dhe qytetareve te Durresit. Investimi me i mire qe beni ju per veten por edhe per vendin tuaj eshte pikerisht mesimi. Nje falenderim i vecante eshte bere nga kryetari i Bashkise edhe per mesuesit qe po pergatisin nje brez te tille qe po nderon qytetin e Durresit por po garantojne dhe te ardhmen e tij. Shperblimi qe jep Bashkia ne kuader te ketij projekti nuk eshte thjesht shperblimi i nxenesve me te gjitha notat 10 por eshte nje koncept me i gjere se sa japin keto nxenes jo vetem ne sferen mesimore por dhe ne aktivitete mesimore kulturore e sportive dhe qe kane perfaqesuar Durresin me dinjitet.