Prej 17 vjetësh lutej në varrin e gabuar
Një grua angleze ka zbuluar se prej 17 vjetësh lutej në varrin e gabuar. Në të nuk gjendeshin eshtrat e mamasë së saj, por eshtrat e një personi tjetër, me të cilin ishin ngatërruar. Këtë gjë ajo e zbuloi rastësisht pas vdekjes së të jatit 84-vjeçar, të cilin kërkoi ta varroste pranë së jëmës. Aty u zbulua se eshtrat e ndodhura në varrezë nuk ishin të së jëmës.