Prej 3 vitesh në kërkim, vetëdorëzohet në polici ish drejtori i hipotekës së Durrësit

Alush Xhihani, i dënuar për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre
Është vetëdorëzuar në polici pas plot tre vitesh që ishte shpallur në kërkim nga drejtësia, ish- drejtori i Hipotekës së Durrësit, Alush Xhihani. Xhihani ishte shpallur në kërkim në 6 mars të vitit 2006, pasi akuzohej për vjedhje të kryer në bashkëpunim, falsifikim dokumentesh të kryer në bashkëpunim dhe shpërdorim detyre. Xhihani, është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, ndërkohë që çështja në ngarkim të tij kishte përfunduar edhe në gjykatën e Apelit. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar Xhihanin me katër vjet heqje lirie në mungesë, vendim të cilin Gjykata e Apelit më 30 tetor të 2008 e ka ulur në masën 2 vjet, duke i lënë akuzën për veprën penale të Shpërdorimit të detyrës me vendimin nr 396 të datës 30.10.2008. 45- vjeçari Xhihani, së bashku me tre ish- punonjës të tjerë të hipotekës, Rezart Skrapari, Ilir Vogli dhe Ardian Lloshi, janë akuzuar nga prokurorët e çështjes për abuzime me pronat. Në mars të vitit 2006 efektivat e policisë së Durrësit arrestuan tre shtetasit Rezart Skrapari, Ilir Vogli dhe Ardian Lloshi, ndërkohë që u shpall në kërkim Alush Xhinani, i cili është vetëdorëzuar. Ish- kreu i hipotekës, Alush Xhihani u akuzua se në bashkëpunim me shtetasit Rezart Skrapari, asokohe nënkryetar i Hipotekës, Ilir Vogli dhe Ardian Lloshi kishin regjistruar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke prej 2800 m2, e cila ishte në territorin e Kavajës dhe në këtë mënyrë ishte kompetencë e Hipotekës së Kavajës. Prokuroria e Durrësit shpalli mandat-arrestin për Xhihanin në mars të vitit 2006 dhe deklaroi se pas denoncimeve të drejtuesve të rinj të Hipotekës në vitin 2006, trualli prej 2800 metra katrorë i kompesuar personit Elton Dudi, i është shitur Adrian Lloshit 1000 metra katrorë, ndërsa Ilir Voglit e njëjta sipërfaqe toke prej 1000 metra. Prokuroria deklaroi atëherë se Ardian Lloshi si kunat i Xhihanit dhe lidhje të tilla janë shfrytëzuar për dhënien e një sipërfaqe të madhe toke truall në mënyrë të paligjshme. Personat e tjerë të arrestuar për këta ngjarje e kanë vuajtur tashmë dënimin dhe janë të lirë, ndërkohë që duhet theksuar se në përfundim të hetimeve, në tetor 2006 prokuroria kërkoi në gjykatën e shkallës së parë dënimin me 15 vjet heqje lirie për Alush Xhihanin. Çështja në fjalë, pas apelimit përfundoi me rrëzimin e akuzave për vjedhje në bashkëpunim dhe falsifikim dokumentesh dhe në këtë mënyrë Xhihani u akuzua vetëm me dy vjet heqje lirie. Për zbulimin e abuzimeve të dosjes së Hipotekës së Durrësit prokuroria e këtij qyteti ka bashkëpunuar me policinë e shtetit, Shërbimin Informativ Shtetëror, Kontrollin e Lartë të Shtetit, Drejtorinë e përgjithshme të regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme si dhe institucione të tjera duke mbyllur dosjet për shumë persona të implikuar.