Parkimi i gabuar, Policia Bashkiake "zhdëp" me gjoba drejtuesit e automjeteve

Penalizime të rënda për parkimet në trotuare. Bashkia, asnjë hap për parkingje në kryeqytet
Gjobat e prera për makinat e parkuara në mënyrë kundravajtje në vendin tonë, janë shumë të larta dhe të papërballueshme për drejtuesit e tyre. Për nga vlera, ato pothuajse janë të barabarta me vendet fqinje, Italinë, Greqinë etj., të cilat kanë një ekonomi shumë herë më të zhvilluar se ne. Ndërkaq, për të njëjtën shkelje të rregullores së qarkullimit rrugorë, nuk vihet e njëjta gjobë. Kështu, makinat më targa të huaja marrin më shumë gjoba dhe me vlerë më të lartë se makinat me targa shqiptare. Diferencimi i vënies së gjobave në vendin tonë, është një fenomen i njohur nga të gjithë, ashtu siç njihen abuzimet nga punonjësit e policisë rrugore. Shoferët që i parkojnë automjetet e tyre ne vende të ndaluara në kryeqytet, përballen me gjoba shumë të rënda dhe të papërballueshme për ekonominë e tyre. Shoferët pohojnë se për arsye parkimi në vend të ndaluar, kanë marrë gjobë nga 500-5000 lekë. Kohët e fundit, drejtuesit e automjeteve, po përballen me sanksione më të rënda financiare, duke u penalizuar me gjoba që kapin vlera absurde dhe të pandryshueshme të 5 mijë lekëve. Sapo erdha nga Italia me makinën time personale dhe u futa në Tiranë, polici më preu një gjobë prej 3 mijë lekësh, krejtësisht të padrejtë. Sipas tij, kisha ndaluar në një vend publik, ndërkohë, nuk isha ndalur në asnjë vend, sepse nuk kisha vend ku të ndaloja. Makinat, të cilat mbajnë targa të huaja, gjobiten në mënyrë të padrejtë dhe me shifra marramendëse. Megjithatë, përveç vlerës së lartë, gjobat që na vihen ne që vijmë nga jashtë, duhen paguar në vend, u shpreh Mondi, të cilit i kishin vënë në mënyrë të padrejtë një gjobë prej 30 mijë lekësh. Aksionet e përqendruara të kohëve të fundit ndaj drejtuesve të automjeteve, duke vendosur gjoba të papërballueshme, duket se po i varfërojnë më tej shqiptarët. Drejtuesit e automjeteve janë kthyer në një mundësi shfrytëzimi dhe të ardhurash të mëdha për Bashkinë e Tiranës. Rreth 175 mijë automjete që qarkullojnë në Tiranë në ditë të zakonshme, konstatohet se, në çdo 4- shoferë, njëri ka provuar peshën e rëndë të gjobës, e cila mesatarisht arrin shumën e 2500 lekëve. Në pjesën dërmuese të rasteve, gjobat vihen për parkim të gabuar dhe mosrespektim të semaforëve. Drejtuesit e automjeteve ankohen se nuk ka vende parkimi për makinat dhe shpesh janë të detyruar të parkojnë kundra rregullave të përcaktuara. Nëpër rrugët e Tiranës, vetëm mund të qarkullosh me makinë, por nuk mund të ndalosh brenda rregullores, sepse nuk ka vend. Përveçse duhet të sillesh me orë të tëra për të gjetur një vend për të parkuar makinën, zakonisht vende të lira parkimi gjen vetëm në periferi, larg punës ku jam nisur. Duke patur parasysh situatën e krijuar në mungesën e vendeve për parking, ia vlen më mirë të ecësh në këmbë ose të marrësh taksi, u shpreh i shqetësuar për gazetën Sot, Qamil Mamica. Mungesa e vendeve për të parkuar makinat në kryeqytet, është një arsye për numrin e gjobave të lëshuara, por kjo nuk justifikon vlerën e madhe të tyre, e cila shkon krahas më atë të vendeve të BE. Dhe pse sipas rregullores së qarkullimit rrugorë, vlera e gjobës për veturat e parkuara kundravajtje, nuk duhet të kalojë shumën e 700 lekëve, Policia Rrugore vendos gjoba, sidomos makinave të emigrantëve, deri në 5000 mijë lekë.
Motivet e vënies së gjobave dhe vlera e tyre
Pjesa më e madhe e gjobave u janë vënë veturave, për parkim në mënyrë kundravajtje dhe ndalim në mjediset publike. Sipas shoferëve të automjeteve, gjobat arrijnë vlerën nga 500 lekë deri në 5000 lekë, tepër të larta për mundësitë e tyre ekonomike. Shumë gjoba janë vendosur për drejtuesit e motoçikletave që ecnin pa kasketat mbrojtëse. Edhe për mosvendosjen e rripit të sigurimit janë prerë shumë gjoba, edhe pse sipas rregullores së qarkullimit rrugorë, brenda qytetit drejtuesit e mjeteve nuk janë të detyruar që të vendosin rripin e sigurimit. Përveç gjobave të larta, policia ka bllokuar edhe patenta për parkim kundravajtje, shkelje të semaforit, përdorimit të pijeve alkoolike dhe ecje me shpejtësi tej normave të lejuara.
********************************************************
Makinat e zyrtarëve, parkim falas në trotuaret e kryeqytetit
Makinat e deputetëve, ministrave dhe drejtorëve, parkohen mbi trotuaret përballë zyrave të kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, në ambiente publike, në rrugë ku kalojnë makinat etj., vetëm brenda rregullores së qarkullimit rrugor vështirë të gjenden. Kësisoj, parkimi kundravajtje i makinave të deputetëve në trotuar, jo vetëm që pengon lëvizjen e qytetarëve kalimtarë, por ato në mjaft raste pengojnë edhe qarkullimi e makinave të tjera. Në këso rastesh, Policia Bashkiake, është inekzistente, duke shfaqur shenja inferioriteti për shkak të trysnisë që ka reputacioni i tyre. Prerje gjobe për makinat e deputetëve nuk mbahet mend, dhe pse këta të fundit i parkojnë në mes të trotuarit. Ndërsa për qytetarët e thjeshtë, gjoba pritet deri në 5000 lekë. Për parkimi në trotuar, shembullin më të shëmtuar e më, e paraqesin makinat e zyrtarëve, të cilët jo vetëm që pengojnë lëvizjen e qytetarëve, por inkurajojnë dhe drejtuesit e tjerë të automjeteve të ndjekin shembullin e tyre. Qytetarët ankohen se kur ka seanca plenare ne kuvend, rrugët bëhen të pakalueshme. Ky është modeli që ligjbërësit u japin ligjzbatuesve. E përballur çdo ditë me këtë problem, Policia Bashkiake shkel rregulloren e qarkullimit rrugorë, duke mos u vendosur gjoba makinave të deputetëve të parkuara në mes të trotuarit. Parlamentarët tanë, duke përfituar nga imuniteti dhe pozita e tyre shoqërore, kanë arritur në një pakt të heshtur me Bashkiake, e cila nuk ka guxim të zbatojë ligjet si për qytetarët e thjeshtë.
Last Updated on Wednesday, 18 March 2009 21:53