E Diel, 1 Nëntor 2026

Ideja/Godina e parlamentit te shqiptareve duhet te zhvendoset tek Piramida

21-09-2010 / Gazeta 55

Kryeparlamentarja Topalli zyrtarizoi dje idene e nje grupi depuetesh qe per 100-vjetorin e Pavaresise Shqiperia te kishte nje godine bashkekohore te Kuvendit ne mjediset ku dikur ngrihej klisheja diktatoriale e Hoxhes

Eumlshte nje sfide qe une e kam konsideruar gjithmone te rendesishme dhe mendoj qe ne 100 vjetorin e shpalljes se Pavaresise absolutisht edhe Shqiperia duhet te kete nje parlament dinjitoz ne te gjithe komponentet e tij. Disa deputete me kane propozuar qe Parlamenti i ri bashke me godinen e zyrave dhe komisioneve te rivendoset aty ku sot eshte Piramida.
Kete deklaroi dje kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ne pergjigje te interesimit te medias gjate konferences se perbashket per shtyp me Kryetaren e Dhomes se Lordeve ne Mbreterine e Bashkuar lidhur me projektin e ndertimit te ri te godines se Kuvendit te Shqiperise.
Kryetarja Topalli tha se projekt-ideja per zevendesimin e piramides se diktatorit me godinen e sovranit ku merren vendime e reforma qe afrojne Shqiperine me BE vjen ne nje moment te rendesishem per procesin e integrimit. Kjo ide eshte edhe nje lloj simbolike per te zhdukur kujtimin e diktatorit dhe per te ndertuar godinen e sovranit aty ku merren vendimet dhe reforma qe transformojne vendin tone Shqiperine dhe e bejne pjese te BE-se. Eumlshte nje ide qe une e shikoj me shume interes dhe ne ditet e ardhshme do ta diskutojme. Ka ide qe kjo godine ti kaloje gjyqesorit ndersa Parlamenti salla plenare bashke me zyrat te vendoset aty ku ka qene Piramida e diktatorit dhe kjo ka nje simbolike te forte ne procesin e integrimit te Shqiperise ne BE. Ky eshte nje propozim i disa deputeteve dhe ne po e shqyrtojme ate dekaroi ajo.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›