E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqja kerkon te shese mosrealizimet e bashkise si deshtime te administrates fiskale

21-09-2010 / Gazeta 55

Ministria e Financave reagon ndaj deklaratave te opozites

Ministria e Financave pergenjeshtroi dje si te paverteta dhe demagogji politike te radhes deklaratat e eksponenteve te PS-se per gjendjen e ekonomise se vendit dhe financave publike. Zedhenesja e Financave Eva Simoni u shpreh gjate nje deklarate per shtyp se trendi i ekonomise po shenon rritje progresive ndersa i vetmi ze qe rezulton me mosrealizim te te ardhurave jane te ardhurat e bashkise se Tiranes.
Sikurse kemi bere te njohur publikisht te ardhurat e buxhetit qendror ne periudhen 8 mujore jane tejkaluar dhe jane 6 per qind me te larta krahasuar me te njejten periudhe te 1 viti me pare. Ne muajt e fundit trendi i ekonomise se vendit po shenon rritje te shpejte. Deshmi e kesaj eshte dhe fakti qe ne muajin gusht ekonomia e vendit ka rritur pagimin e detyrimeve ndaj buxhetit te shtetit me 20 per qind krahasuar me gushtin e vitit 2009.
ky trend i forte i rritjes se ekonomise siguron permbushjen e plote te objektivave te qeverise te miratuara ne Kuvend per ligjin e buxhetit. I vetmi ze qe rezulton me mosrealizim te te ardhurave dhe madje nen faktin e 8 mujorit te vitit 2009 jane te ardhurat e Pushtetit Vendor dhe te bashkise se kryetarit te z. Beqja te cilat kane nje deficit prej 10 milione dollare sic deklaron ai e qe demton sherbimet qe bashkite duhet te ofrojne per qytetaret investimet qe ata kane nevoje ne infrastrukture pastrimin e qyteteve funksionimin e cerdheve kopshteve dhe shkollave u shpreh Simoni.
Sipas saj qarkullimi i mallrave ne ekonomine e vendit per 8 mujorin eshte 9.6 per qind me i larte se 1 vit me pare nderkohe qe inflacioni rritja e cmimeve vijon te jete nder me te uletat ne rajon dhe ne perputhje me objektivin e Bankes se Shqiperise per nje inflacion 3 ndash 4 per qind.
Rritja ekonomike qe vijon te mbetet me e larta ne rajon dhe me gjere ka mundesuar punesimin e rreth 14 mije punonjesve te rinj sipas regjistrave qe kane organet tatimore.
Ndaj dhe kriza e deklaruar nga opozita disa here ka te beje thjesht me zhvillimet ne oborrin politik te z. Rama deklaroi me tej zedhenesja e institucionit te Financave Eva Simoni.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›