E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prej vitit 2011 fillon Kupa e Mbretit

Iniciativa e Princit Leka II per turneun mes ekipeve shqiptare e kosovare ka OK-in e FSHF-se e FFK-se

Deshira per te afruar shqiptaret e te gjitha trevave nepermjet sportit po vjen ne jete. Deri me tani nje mision te tille e ka kryer ekipi kombetar i futbollit. Por ka ardhur koha per te kaluar ne nje nivel tjeter. Duke qene se ideja e krijimit te nje lige mbarekombetare futbolli ligjerisht nuk mund te realizohet eshte gjetur nje tjeter alternative Nje turne ku do te mund te luanin kampionet e Kosoves dhe Shqiperise. Sipas te gjitha gjasave aktiviteti me i ri do te nise gjate vitit te ardhshem dhe ai pritet te jete mjaft prestigjioz dhe terheqes per klubet e dy vendeve. Ky do te jete trofeu Kupa e Mbretit qe si duket nuk mund te pengohet nga barrierat ligjore te UEFA-s. Kete iniciative e ka marre nen patronat vete familja mbreterore shqiptare. Princi Leka II tregon se ideja ka marre forme ne Krishtlindjet e vitit 2008 ku per here te pare propozimi u be nga nje delegacion i drejtuesve te FC Prishtines ndersa Oborri Mbreteror ka angazhuar zyrtaret qe te nisin sa me shpejt pergatitjet per kete projekt serioz. Projekti i FC Prishtines ishte i qarte dhe konkret prandaj kerkova nga Oborri Mbreteror qe te angazhohej ne krijimin e kushteve per realizimin e tij. Deri me tani kemi qene te kujdesshem dhe diskret qe ky projekt te mos devijonte dhe te behej pjese e ndonje fushate per marketing politik duke krijuar mekanizmat e nevojshem per mbrojtjen e tij nga keqperdorimet zbuloi Princi Leka II per te perditshmen kosovare Express. Familja Mbreterore Shqiptare ka pasur gjithmone ne vemendje dhe si qellim kryesor te politikave integrimin dhe fillimin e iniciativave qe do ti afronin shqiptaret mes tyre pas nje periudhe shkeputjeje dhe te jeteses ne izolim nga njeri-tjetri. Tashme besoj sinqerisht se jane krijuar rrethanat dhe mundesite reale qe ne te jemi te bashkuar ne shume projekte integruese. Sipas tij prej 20 vjetesh Kosova nuk merr pjese ne menyre te organizuar ne aktivitetet nderkombetare futbollistike ndersa ekipet e shtetit me te ri ne bote ndeshen shume rralle me homologet shqiptare. Princi Leka II theksoi Ne kemi si synim qe ti afrojme te gjitha klubet shqiptare ane e mbane vendit ne nje turne te nivelit te larte sportiv qe besoj se do te ndikonte pozitivisht ne afrimin e sportisteve shqiptare klubeve shikuesve dhe tifozeve qe do te udhetonin me shpesh drejt qendrave dhe arenave sportive shqiptare. Ai beson qe ky eveniment do te ndikoje qe te zhvillohet edhe me tej komunikimi ne shume sfera ndermjet Shqiperise dhe Kosoves Kjo eshte gjeja me e rendesishme.

Projekti do te mbeshtetet financiarisht nga familja mbreterore ndersa zhvillimi i turneut eshte pranuar ne parim nga kreu i FSHF-se Armand Duka dhe ai i FFK-se Fadil Vokrri. Drejtuesit e federatave tashme presin finalizimin dhe dorezimin e planit perfundimtar te turneut. Vlen te theksohet gatishmeria e presidenteve te federatave per ti dhene driten jeshile ketij projekti. Ky ishte nje lajm i mire per mua si edhe shume motivues per te vazhduar kete projekt. Rreth kesaj ne dijeni jane edhe disa nga aktoret e politikes ne Kosove dhe Shqiperi por gjithcka eshte mbajtur e fshehte. Kerkojme ti ofrojme seriozitet maksimal dhe rigoroz jetesimit te kesaj ngjarjeje te madhe sportive. Per kete arsye kam kerkuar qe te ngrihet nje bord ekspertesh nga Shqiperia Kosova me ekspertize nderkombetare i cili do te mbikeqyre dhe do ti kete kompetencat fuqiplote per te siguruar standardet europiane te futbollit dhe mirevajtjen e perhershme te ketij projekti nenvizoi Princi Leka II. Sipas tij perfitues do te jene gati te gjithe por me se shumti futbollistet dhe klubet shqiptare ane e mbane vendit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›