E Diel, 1 Nëntor 2026

Irlande opozita kerkon zgjedhjet te reja

Qeveria pritet qe te paraqese planin e shkurtimeve te shpenzimeve publike

Menjehere pas deklarimit te qeverise per nje nevoje urgjente te paketes se shpetimit te ofruar nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Nderkombetar reagimet e irlandezeve kane qene te ashpra. Dy partite kryesore te opozites ne Irlande kane bere menjehere thirrje per zgjedhje te pergjithshme.

Partia Laburiste dhe Fine Gael deklaruan se ishin per zgjedhje te parakohshme pas deklarimit per nje gje te tille qe beri dje edhe nje parti qe eshte ne koalicionin qeveritar. Te dielen qeveria e Dublinit sikunder pritej edhe pse fillimisht kishte hezituar pranoi nje pakete shpetimi prej 90 miliarde eurosh. Behet fjale per nje pakete ne forme kredie per perfitimin e se ciles kushtet jane shume te renda dhe nje nga sistemet e para qe goditet eshte ai i mbrojtjes sociale me te cilin Irlanda krenohej shume ne arenen nderkombetare. Brenda pak ditesh qeveria do te publikoje edhe planin e shtrengimeve te buxhetit sipas te cilit pritet qe te reduktohet deficiti buxhetor dhe te lahet kredia jashtezakonisht e larte.

Ajo cka i duhet aktualisht vendit eshte ndermarrja e zgjedhjeve te parakohshme qe duhet te mbahen menjehere. Ne na duhet nje shumice e qarte parlamentare qe te pergatise vendin per planin 4 vjecar ne menyre qe te jete ne nje kornize me masat qe duhen marre per te shlyer kredine ka deklaruar liderja e Fine Gael Enda Kenny ne nje deklarate. Ndersa lideri i laburisteve Eamon Gilmore tha se ishte thelbesore qe vendi te kishte sa me shpejt nje qeveri te re qe do te dilte nga zgjedhjet e parakohshme qe duheshin mbajtur ne nje kohe sa me te afert.

Pritet qe masat e reja te shtrengimeve te reduktojne 4 miliarde euro nga buxheti i shtetit per vitin e ardhshem. Vec kesaj nga te gjitha masat dhe rritja e taksave pritet edhe nje e ardhur tjeter prej 1.5 miliardesh.

Per sa i perket thirrjes dramatike per zgjedhje te parakohshme ajo erdhi me pak se nje dite pasi ministrat rane dakord qe te kerkojne nga BE-ja dhe FMN nje plan shpetimi disa miliarda dollaresh. Qeveria e cila ka nje shumice te vogel ne Parlament eshte kritikuar gjeresisht rreth trajtimit te krizes ekonomike qe eshte pershkruar si nje poshterim per Irlanden. Kriza ekonomike e Irlandes ka shkaktuar tani nje krize politike ne Dublin dhe zgjedhjet e pergjithshme vitin e ardhshem tani duken te pashmangshme. Ne teori kjo situate nuk do te pengoje negociatat per paketen e shpetimit apo shpalljen e buxhetit muajin e ardhshem. Mbreteria e Bashkuar pritet te kontribuoje ne fondet nderkombetare qe jane vene ne dispozicion te Republikes se Irlandes. Pervec kesaj ministri britanik i Financave George Osborne ka ofruar nje kredi te drejtperdrejte. Kjo oferte eshte nje demonstrim i lidhjeve te ngushta ekonomike ne mes te Londres dhe Dublinit. Marredheniet politike aktualisht jane shume te mira mes Londres dhe Dublinit por ka gjasa qe brenda dy muajsh Britania e Madhe mund te kete te beje me nje qeveri tjeter ne Dublin. Vlera e aksioneve dhe e euros ne tregjet europiane u rrit disa ore pas njoftimit se Irlanda pranoi nje pakete shpetimi per ekonomine. Komisioneri Europian per Financat Olli Rehn tha se kjo pakete shpetimi per Irlanden do te ruante stabilitetin e Eurozones.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›