Updike i fundmi i sagave te gjata
Subjekti i librave te mi - thoshte shpesh shkrimtari i madh amerikan John Updike - eshte shtresa e mesme protestante qe popullon qytezat amerikane. Ne nje shoqeri ekstremesh ku dhuna ajo e drejtperdrejte dhe verbale jane nje rutine e kultures se perditshme Updike ishte dhe mbeti deri ne fund i bindur ne mundesine e nje jete normale per amerikanin e zakonshem
Kur shkruaj i drejtohem jo atij qe banon ne zemer te Nju Jorkut por atij qe e con jeten ne periferite e erreta te krahinave. Parafytyroj djemte e rinj fshatare tek shkojne ne librarite e fshatrave me menget perveshur e gjithe djerse te cilet rremojne neper libra per te shuar etjen qe kane per jeten. Pamohueshmerisht i bardhe heteroseksual dhe protestant gjate jetes se tij Updike mbarti mbi supe barren e te qenit nje shkrimtar qe nuk ishte i zi nuk ishte femer nuk ishte hebre nuk ishte homoseksual dhe qe i perkiste nje kulture te caktuar por qe qendronte gjithmone ne anen e gabuar te ceshtjeve per te cilat ekzistonin konsensuse te heshtura. Ai mbeshteti nderhyrjen e amerikaneve ne Vietnam dhe vuri ne dyshim mencurine e qeverise ne mbeshtetjen per artet. Shkroi plot pasion dhe hir per dashurine ndaj grave por njeherazi beri edhe pershkrime elegante per homoseksualizmin qe per hir te se vertetes nuk ishte perkatesia e tij. Gjithe kundershtite qe bente bashke nje personalitet si Updike bene qe e kaluara e tij prejardhja modeste te ishte nje fakt i permendur shume rralle. Ai lindi ne Shillington nje qytet i vogel ne lindje te Pensilvanise ne afersi te qytetit te Readingut. I ati Weslej pas nje periudhe papunesie ne vitin 1930 gjeti nje pune te paguar shume keq si mesues matematike ne nje shkolle te mesme lokale. Nje republikan i kahershem ai ndryshoi krah dhe vendosi te votoje per Ruzveltin. E ema e shkrimtarit Linda Hoyer ishte nje grua me shume interesa kulturore dhe aspirata te larta pavaresisht se ishte shitese ne nje dyqan ne zones. Ajo kishte nje diplome per gjuhen angleze nga Universiteti i famshem i Cornell-it dhe deshironte te behej shkrimtare. Ne vitet e fundit te jetes arriti qe te botonte dy vellime me tregime Magjia ne vitin 1971 dhe Predatori 1990. I biri John trashegoi pasionin dhe ambicien e saj artistike qe ne moshe te hershme. Kujtimet e djalerise i lidhen gjithmone me ritmin e tasteve te makines se shkrimit te se emes. Familja e Updike ishte nje mbeshtetese e vazhdueshme e demokrateve deri ne fund. Madje edhe ne zgjedhjet e fundit shkrimtari i madh ishte nje nga mbeshtetesit me te zjarrte te Barak Obames dhe ndaj kandidates per numrin dy te republikaneve Sarah Palin u shpreh shume keq. Kur mesoi se te dy kandidatet presidenciale si Obama ashtu edhe MekKejn i konsideronin librat e tij si te preferuarit e tyre mbeti i cuditur. Ne femijeri shkollimin e nisi ne nje shkolle luteriane dhe me pas familja u zhvendos ne nje qytet me te madh te Pensilvanise Plouvile. John Updike nje nga shkrimtaret me urbane te Amerikes i kaloi vitet e adoleshences ne nje ferme shume te vogel. Shillingtoni i femijerise ishte copeza e tokes qe e mbarte me vete kudo qe shkonte. Ai ishte Dublini i tij Parisi Londrahellip E kam dashur Shillingtonin sikurse dua trupin tim ndergjegjen time sepse jane sinonime te qenies sime - shkruante shkrimtari ne nje interviste. Ndjenja e perkatesise beri qe vemendja e tij e hershme ne shkrime por edhe me vone te perqendrohej te jeta dhe ekzistenca e njeriut te thjeshte te shtreses se mesme. Aty ndodhesha komod dhe pikerisht aty ishin edhe lajmet dhe brumi i shkrimeve te mia. Ne femijeri dhe adoleshence Updike ishte nje djale i gjate i ndrojtur me nje hunde te madhe romake qe gjente kenaqesi te jashtezakonshme te piktura dhe te shkruarit. Ishte nje karikaturist shume i talentuar dhe shpresonte qe nje dite te punonte ne studiot e Walt Disney. Shkruante rregullisht per disa revista komike te zones dhe madje me vone fitoi edhe nje burse per ne Harvard. Aty u njoh me kritikun e famshem Christofer Lasch. Megjithese shume i talentuar ne shkrime nuk u perfshi ne stafin e revistes se universitetit i cili perbehej nga djem shume ambicioze qe nuk lejonin asnje te huaj te behej pjese e rrethit te tyre. Por megjithate nuk ndenji duarkryq. Preferoi qe te shkruante ne nje reviste komike jo shume te famshme me profil satiren dhe parodine. Me pas u zgjodh edhe kryeredaktori i saj. Me gjithe deshiren per te shkruar dhe talentin ai u rrezua dy here ne provimin e te shkruarit krijues dhe nuk u vu re nga gjuajtesit e talenteve ne rrethet letrare te Bostonit. Ende ne moshe te re u martua me Meri Pnington nje studente arti e kolegjit Redklif. Studimet i thelloi edhe ne shkollen e vizatimit Ruskin ne Oksford ku ciftit i erdhi ne jete edhe femija i pare Elisabeta ne vitin 1955. Po ate vit Updike kthehet ne Shtetet e Bashkuara per te filluar pune ne revisten New Yorker ku nder te tjera kishte edhe nje kolone te perjavshme me titull Llafet e qytetit. Kjo reviste pati nje ndikim shume te madh tek Updike qe ne vitet e adoleshences. Ai e admironte per menyren e te shtypurit dhe mencurine e mendesine kozmopolitane qe perconte. Me sugjerimin e se emes ai i kishte derguar revistes shkrime dhe poema qe edhe pse nuk i ishin botuar fillimisht e bene shume te lidhur me stafin. Pas kthimit nga Anglia Updike iu kushtua gazetarise. Ishte koha e luftes se Vietnamit dhe per shkaqe shendetesore ai nuk shkoi ushtar por ndiqte gjithcka ne televizor nderkohe qe shkruante dhe ngjiste njera pas tjetres shkallet drejtuese ne reviste. Me te ardhurat e mira qe fitonte nga puna cifti mori me qira nje apartament te vogel me Manhatanin perendimor. Ishte nje periudhe zbulimesh te mrekullueshme letrare. Fillimisht ai lexoi Nabokovin me pas Joyce Proust dhe Kierkegardin. Admironte menyren se si shkruante JD Salinger dhe se si edhe permes tregimit te shkurter i jepte shume frymemarrje realitetit amerikan te pasluftes. Kur nuk punonte per revisten ai i kushtohej nje doreshkrimi te gjate me titull Shtepia qe kishte te bente me gjithe jeten e tij deri ne moshen 16-vjecare. Ishte nje permbledhje tregimesh te shkurtra por qe me pas u shnderrua ne romanin e tij te pare. Updike nuk ishte opinionist i mire. Atij i interesonin me shume faktet gjerat qe mund te nuhateshin dhe te prekeshin. Ne revisten New Yorker qendroi 20 muaj dhe e ndjeu qe qyteti e shperqendronte shume ne ate qe kerkonte te bente dhe se mund ti kercenonte edhe krijimtarine. Ne vitin 2003 shkruante Nju Jorku gjate 20 muajve te mi ne kete qytet nuk me dukej thelbi i vertete i Amerikes. Ai ishte diku gjetke dhe mua me duhej te shkoja ta gjeja. Me kete mendje la punen edhe pse vazhdonte qe te shkruante kolonen e perjavshme dhe nisi te jetonte vetem me te ardhurat qe merrte nga botimi i tregimeve deri sa u zhvendos ne nje rajon te Masacusetsit. Aty solli ne jete edhe tre femije te tjere dhe nisi te behej pjese e komunitetit qytezes. Romani debutues i Updike ishte Panairi i te varferve 1959 nje vezhgim mjeshteror i banoreve te nje shtepie pleqsh qe ishin perfshire ne nje beteje perplasjeje vlerash mes nje ish-te burgosuri dhe nje shefi te shtepise qe besonte ne perfeksionin e njeriut. Menyra brilante e te shprehurit e Updike u prit shume mire nga kritika ne vitin 1959. Pjesa me e madhe e konsideruan romanin e pare te shkruar shume mire por pak te paforme dhe qe nuk te mbetej gjate ne mendje. Por reputacionin e vertete si shkrimtar i afirmuar Updike e arriti me botimin e dy vellimeve me tregime E njejta dere 1959 dhe Pendet e pellumbit 1962. Megjithate cka kritiket mund ta falnin apo edhe te admironin te shkrimtare si Borges apo Nabokov dy shkrimtare qe Updike i cmonte shume e shihnin me shume dyshim tek amerikani i ri. Shpesh ata druheshin se mos Updike ishte thjesht nje stilist i perkryer por i zbrazet e pa brendi. Vete shkrimtari u mundua qe ti jepte nje sere pergjigjesh kesaj lloj kritike te hidhur dhe sigurisht qe e beri ne menyren me te mire te mundshme permes veprave te tij. Keshtu erdhen romanet Lepur ik 1960 qe ishte edhe libri i pare i shume te tjereve qe pasuan ne 4 dekadat ne vijim ku shkrimtari rrefen per ish-shokun e skuadres se basketbollit Lepur Angstrom. Behet fjale per 4 romane qe dolen ne intervale kohore nje here ne dhjete vjet dhe qe flasin per ndryshimet ne vite te njerezve te zakonshem te fateve mendesive e dashurive. Romanet e Lepurit kishin ne vetvete nje ambicie me te madhe se sa thjesht rrefimin e dokeve dhe zakoneve amerikane. Ato i dhane mundesi shkrimtarit qe te rrefente per venitjen dhe zvetenimin e mashkullit dhe femres amerikane. Keto romane u vleresuan shume dhe moren nje lume cmimesh nder te cilat ishin dy cmime Pulitzer per romanin me te mire. Ne vitin 1982 shkrimtari doli per here te dyte ne kopertinen e revistes Time. Me pelqen shume pjesa qendrore e Shteteve te Bashkuara. Pikerisht aty ndodhin perplasjet dhe konfliktet e verteta - thoshte ne nje interviste shkrimtari. Centauri 1963 ishte nje tentative per te qene me shume serioz ne trajtimin e temave dhe me kete liber Updike fitoi Cmimin Kombetar per Letersine. Vitet 60 ishin nje periudhe relativisht e mbare per Shtetet e Bashkuara vecanerisht per nje shkrimtar te ri. Updike mori me qira nje studio mbi nje restorant ne qender te qytezes ku jetonte dhe shkruante cdo dite qe heret ne mengjes me makinen e tij te shkrimit. Per here te pare e perdori kompjuterin ne vitin 1983. Vec punes intensive ai i vinte vetes si qellim qe te bente levizje te shpeshta ne Nju Jork e qytete te tjera te medha ku vizitonte muzete dhe rrethet letrare. Ndryshimet e medha qe sollen vitet 60 kishin nje ndikim shume te madh edhe ne jeten personale te shkrimtarit. Jeta e te rinjve ishte perfshire nga valet e revolucionit seksual. Kur u botua romani i tij i peste Ciftet ne vitin 1968 Updike zuri menjehere vendin e pare ne listen e librave me te shitur dhe vazhdoi te qendronte ne ato pozita deri ne fund. Per sa i perket romanit ai ishte nje portret ambicioz i brezit te pare post-puritan te Amerikes ku parate dhe droga formezonin sfondin ne te cilin zhvillohet historia e 10 cifteve te ndryshme ne nje periudhe shume te veshtire per martesat dhe ciftet qe po perjetonin kriza te medha. Updike nuk bente pjese ne kategorine e djemve te keqij megjithate ishte i pajisur me nje shije te mire per femrat. Ne librat e tij ka shkruar shume per to per seksin lekuren floket e aromen dhe gjithmone me nje mjeshteri shpesh me humor dhe kenaqesi te patreguar. Per sa i perket jetes se cifteve ai nuk mbante ane te caktuara ndersa per sa i perket moralit te tyre dhe tradhtive nuk mundohej te gjykonte. Ai thjesht vezhgonte dhe pershkruante sikunder bene ne kohen e tyre edhe Flober e Joyce dhe sikunder duhet te beje nje romancier i mire. Shkrimtari u nda nga bashkeshortja ne menyre miqesore ne vitin 1976 dhe nje vit me vone ai u martua me Martha Bernhard. Fundi i marteses se pare i dha nje material te pasur e te bollshem per nje cikel autobiografik historish per Richard dhe Joan Maples martesa e te cileve ndodhej ne veshtiresi. Ne vitet 70 Updike ishte shnderruar ne nje figure publike. Ne vitin 1978 botoi Goditja ne te cilin u mundua te jepte ate qe kishte pare gjate udhetimeve te shpeshta ne Afrike. Ai shkroi edhe nje autobiografi me titull Vetendergjegjja dhe 4 romane te tjere ne vitet 1980 nje prej te cileve Shtrigat e Eastuikut ku flet per tendencat e feminizmit u shnderrua me vone ne nje film shume te suksesshem. Me pas vijne romane te tjere si Pertejeta 1994 kujtime te administrates se Presidentit Ford Historia e te tjera e te tjera. Cilesia e prozes se Updike erdhi gjithnje duke u permiresuar e perfeksionuar nga dhjetevjecari ne dhjetevjecar. Nje nga kritiket me te mire amerikane ka shkruar per Updike Ai ka bere per pasurimin tone me shume se te gjithe bankieret brokerat e marre se bashku dhe me ndryshimin se librat e Updike ndryshe nga vlera e aksioneve te burses do te kene nje vlere te perjetshme.