E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyra Administrative shqyrton mbi 2 mijë kërkesa në Veri

Zyra Administrative e Veriut të Mitrovicës deri më tash ka shqyrtuar më se dy mijë kërkesa të qytetarëve në pjesën veriore, ka thënë shefja e kësaj zyre, Adrijana Hoxhiq.

Ajo nuk ka bërë me dije përkatësinë etnike të qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë te kjo zyrë, por, veriu i Mitrovicës dhe tri komunat tjera veriore janë të banuara më shumicë serbe.

Komentet e Hoxhiqit janë bërë gjatë një takimi që ka pasur me ministren e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku.

“Deri me tani i kemi shqyrtuar me se dy mijë kërkesa te ndryshme administrative te qytetareve te Republikës se Kosovës, jo vetëm nga qyteti i Mitrovicës por edhe nga qytetet tjera te veriut të Republikës se Kosovës”, ka thënë Hoxhiq, duke kërkuar mbështetje të mëtutjeshme të Qeverisë së Kosovës.

Serbët e pjesës veriore të Kosovës nuk përfillin institucionet qendrore të Prishtinës, ndërsa pushteti në komunat serbe kontrollohet nga strukturat paralele të mbështetura nga Beogradi zyrtar.

Andaj hapja e kësaj zyre është parë si një sfidë dhe përpjekje e parë e Prishtinës që të shtrijë kontrollin atje. /rel/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›