E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prelec: Veriu i paevitueshëm në dialog

“Pa zgjidhur problemet që ndërlidhen me veriun e Kosovës, nuk mund të pritet normalizimi i raporteve ndërmjet Prishtinës e Beogradit”. Kështu ka deklaruar drejtori për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, Marko Prelec.
 

“Veriu është alfa dhe omega i mosmarrëveshjes ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Mendoj se është arsyeja e pothuajse të gjitha tensioneve ndërmjet tyre”, ka thënë Prelec. Ndërkaq, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës deri tani kanë hedhur poshtë mundësinë që me Beogradin të bisedohet rreth çështjeve të rregullimit të brendshëm shtetëror.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›