Arsenal, Arteta: Fituam në një fushë të vështirë

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka komentuar suksesin 1-0 të arritur në fushën e Manchester United. “Jam përpjekur të injektoj besim te lojtarët e mi dhe besoj se ia kam arritur qëllimit. U paraqitëm në ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme, duke mbajtur topin në një fushë të vështirë, kundër një skuadre të fortë. Mendoj se fitorja ishte e merituar. Bëmë atë që kishim menduar më parë: në pjesën e parë ishim shumë agresiv, duke rikuperuar disa topa në gjysmëfushën e tyre, ndërsa në pjesën e dytë nuk e ulëm shumë ritmin, pavarësisht se ndihej lodhja. U treguam solid në mbrojtje dhe krijuam disa raste për shënim. Kanë kaluar vetëm pak javë, duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të besojmë në lojën tonë”, ka deklaruar Arteta.