Premier League: Llorente i prish festën Liverpool-it

Shpresat e Liverpool për një vend në zonën Champions pësuan një lëkundje pas një barazimi 1-1 në fushën Leeds United në një ndeshje që u zhvillua nën hijen e zemërimit të krijuar nga Superliga Europiane.
Lojtarët vendas zbritën në fushën e lojës para fillimit të sfidës me fanella të veçanta, ku kishin të shkruar: “Fito” nën logon e Champions, dhe “Futbolli është për tifozët”.
Sidoqoftë, ishte Liverpool që udhëhoqi, duke shënuar pas gjysëm ore lojë kur Sadio Mane arriti të gjejë golin e tij të parë në ligë që nga janari, pas pasimit të mrekullueshëm të Trent Alexander Arnold.
Leeds ishte shumë më kërkues pas intervalit, por u ndal nga disa pritje të shkëlqyera të Alisson, pa harruar dhe rastin e Patrick Bamford, që u ndal nga traversa. Vendasit ishin qartë, të denjë për një pikë dhe e rrëmbyen atë tre minuta nga fundi kur Diego Llorente arriti të mposhtë Alisson.
Një rezultat i tillë, 1-1, i sheh Reds të humbin shansin për t’u ngjitur në vendin e katërt. Ata mbeten të gjashtët, dy pikë larg West Ham. Leeds qëndron i 10-ti.
Liverpool pret Neëcastle të shtunën, ndërsa Leeds do të përballet me Manchester United 24 orë më vonë.