E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tottenham nuk është më Special: shkarkohet Mourinho

Barazimi kundër Ancelotti i kushtoi shtrenjtë Josè Mourinho, i cili u shkarkua nga Tottenham. Special One paguan për vendin e shtatë në kampionat me vetëm 50 pikë, pesë më pak se vendi i katërt i Ëest Ham dhe një eliminim të jashtëzakonshëm nga Europa League kundër Dinamo Zagreb. Të Dielën ai do të kishte finalen e Kupës Carabao kundër Manchester City. Spurs ende nuk kanë komunikuar emrin e zëvendësuesit.

“Jose Mourinho dhe stafi i tij i përbërë nga Joao Sacramento, Nuno Santos, Carlos Lalin dhe Giovanni Cerra janë liruar nga postet e tyre”, thuhet në deklaratën zyrtare. Presidenti Daniel Levy tha: “Jose dhe stafi i tij stërvitor kanë qenë me ne në një prej periudhave më të vështira. Jose është një profesionist i vërtetë, i cili ka treguar një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme gjatë pandemisë. Në nivel personal më pëlqente të punoja me të dhe pendohem që gjërat nuk shkuan siç e prisnim të dy. Ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur këtu dhe ne dëshirojmë ta falënderojmë atë dhe stafin e tij teknik për kontributin e tyre”. Ryan Mason do të drejtojë stërvitjen.

Harry Kane ka përshëndetur José Mourinho me një postim në Tëitter. “Faleminderit për gjithçka shef – shkroi kapiteni i Tottenham – ishte kënaqësi të punoja me ty. Të uroj më të mirën për kapitullin tënd të ardhshëm”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›